Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
03/10/2017 | Punë të Jashtme |
Zoti kryeministër, në njërin nga tubimet tuaja me qytetarët keni theksuar se liberalizimi i vizave do të përshpejtohet me formimin e Komisionit për demarkacionin, i cili tashmë edhe ka ndodhur, dhe keni thënë saktësisht: “Unë nuk shoh periudhë më t
Lexo më shumë
Zoti kryeministër, në njërin nga tubimet tuaja me qytetarët keni theksuar se liberalizimi i vizave do të përshpejtohet me formimin e Komisionit për demarkacionin, i cili tashmë edhe ka ndodhur, dhe keni thënë saktësisht: “Unë nuk shoh periudhë më të gjatë se 3 muaj nga momenti i nisjes së punës për liberalizim”. Pra, tre muaj prej që fillon Qeveria e Republikës së Kosovës. A mund të tregoni se a mund t’i qëndroni këtij zotimi për liberalizim të vizave, se sipas pikëpamjes time, nuk është e mundur edhe nëse ecim në ato afate për të cilat keni folur, apo deklarimet e fundit që jeni duke i bërë kanë të bëjnë prapë vetëm me çështje elektorale, sepse jemi në zgjedhje lokale. A do të kërkoni falje në këtë Kuvend nëse liberalizimi i vizave nuk bëhet brenda tre muajve, ashtu qysh keni premtuar dhe po premtoni prapë? |
Ramush Haradinaj | Po |
03/10/2017 | Punë të Jashtme |
Po e kam tutje që po më shqetëson në kuadër të kësaj çështje, zoti Kryeministër, është që e keni premtuar arbitrazhin për çështje të demarkacionit, diçka të tillë ti e ke kundërshtuar bashkë me ne sa ke qenë në opozitë, si zgjidhje të problemit të demark
Lexo më shumë
Po e kam tutje që po më shqetëson në kuadër të kësaj çështje, zoti Kryeministër, është që e keni premtuar arbitrazhin për çështje të demarkacionit, diçka të tillë ti e ke kundërshtuar bashkë me ne sa ke qenë në opozitë, si zgjidhje të problemit të demarkacionit. Në fjalimet tuaja të fundit nuk je duke e përmendur Bjelluhin, je duke e përmendur Çakorin dhe Zhlebin, por jo Bjelluhin. Kështu që a keni hequr dorë prej asaj pjese dhe si e shpjegoni çështjen e arbitrazhit tani, të cilin e ke kundërshtuar shumë gjatë me vendosmëri. |
Ramush Haradinaj | Po |
03/10/2017 | Punë të Brendshme |
Zoti Lekaj, kur u arrestua i i partisë tuaj, tash kryeministër, në Francë, me fletarrestim të lëshuar nga regjimi i Serbisë, pati deklaruar se “Lista serbe janë vogëlsira që mësuesit i kanë në Beograd, se këta janë një grup banditësh që duken si po
Lexo më shumë
Zoti Lekaj, kur u arrestua i i partisë tuaj, tash kryeministër, në Francë, me fletarrestim të lëshuar nga regjimi i Serbisë, pati deklaruar se “Lista serbe janë vogëlsira që mësuesit i kanë në Beograd, se këta janë një grup banditësh që duken si politikanë të dirigjuar tani nga Qeveria e Serbisë dhe të njëjtit duhet të largohen nga qeveria”. Zoti Lekaj, a mendoni që ende Lista serbe është e dirigjuar nga Qeveria e Serbisë, që janë banditë, që duhet larguar nga Qeveria e Kosovës, apo keni ndërruar ju? |
Pal Lekaj | Po |