Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
18/10/2018 | Tregti |
Ministër, siç jeni në dijeni me datën 4 qershor të këtij viti ka hyrë në fuqi Ligji për mbrojtjen e konsumatorit. Në paragrafin 8, neni 16, thuhet qartë: Përveç kërkesave të përcaktuara me këtë nen dhe dispozitave të tjera të këtij ligji, shitësi detyroh
Lexo më shumë
Ministër, siç jeni në dijeni me datën 4 qershor të këtij viti ka hyrë në fuqi Ligji për mbrojtjen e konsumatorit. Në paragrafin 8, neni 16, thuhet qartë: Përveç kërkesave të përcaktuara me këtë nen dhe dispozitave të tjera të këtij ligji, shitësi detyrohet ta tregojë origjinën e produktit edhe nëpërmjet vendosjes së një tikete që tregon flamurin e shtetit të origjinës së produktit. Flamuri duhet të vendoset afër çmimit të shitjes, apo çmimit për njësi. Por, kjo dispozitë e këtij ligji hyn në fuqi gjashtë muaj pas miratimit të këtij ligji dhe për këtë jam në dijeni. 21 Pra, pyetja ime zoti ministër është e thjeshtë: Deri ku ka arritur Ministria në përgatitjen dhe nxjerrjen e akteve nënligjore që kanë të bëjnë me këtë nen, e pra me detyrimin që duhet t’u bëhet shitësve që ta tregojnë origjinën e produktit me vendosjen e flamurit afër çmimit për njësi? |
Endrit Shala | Po |
18/10/2018 | Tregti |
Pyetja ime e radhës është: A keni ndonjë datë të saktë se kur mund të nënshkruhen këto udhëzime administrative nga ju dhe këto akte nënligjore të hyjnë në fuqi. Pra data 29 nëntor 22 është datë e përcaktuar gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, por
Lexo më shumë
Pyetja ime e radhës është: A keni ndonjë datë të saktë se kur mund të nënshkruhen këto udhëzime administrative nga ju dhe këto akte nënligjore të hyjnë në fuqi. Pra data 29 nëntor 22 është datë e përcaktuar gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, por është me rëndësi të kuptohet nga ju nëse do të bëhet kjo më shpejt, në mënyrë që festat e fundvitit të jenë me flamuj të vendosur pranë çmimeve. Faleminderit! |
Endrit Shala | Po |
12/04/2019 | Punë të Brendshme |
Numri i aksidenteve në komunikacion, të cilat po rezultojnë me humbje të jetës së njerëzve çdo ditë e më shumë është në rritje dhe çdo ditë e më shumë po shpërfaqet para nesh. Rastet e raportuara për humbje të jetëve njerëzore si pasojë e aksidenteve rru
Lexo më shumë
Numri i aksidenteve në komunikacion, të cilat po rezultojnë me humbje të jetës së njerëzve çdo ditë e më shumë është në rritje dhe çdo ditë e më shumë po shpërfaqet para nesh. Rastet e raportuara për humbje të jetëve njerëzore si pasojë e aksidenteve rrugore po bëhen tepër shqetësuese për të gjithë. Pyetja ime për ministrin është kjo: a ka ndonjë raport vjetor për arsyet e shkaktimit të aksidenteve me vdekje dhe a e ka ministri idenë edhe informacionin e saktë për shkaktarët e fatalitetit? Pra, çka, në fakt, është shkaktari kryesor i fataliteteve në aksidentet rrugore? Faleminderit! |
Ekrem Mustafa | Jo |