Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/10/2017 | Shëndetësi |
Para disa ditëve në QKUK kanë humbur jetën tre persona, tre pacientë si pasojë e mosfunksionimit të oksigjenit. Si ministër, a keni formuar komision, i cili do të duhej të merret me këtë rast, sepse situata është shumë e rëndë, domethënë gjendja është mj
Lexo më shumë
Para disa ditëve në QKUK kanë humbur jetën tre persona, tre pacientë si pasojë e mosfunksionimit të oksigjenit. Si ministër, a keni formuar komision, i cili do të duhej të merret me këtë rast, sepse situata është shumë e rëndë, domethënë gjendja është mjaft e rëndë, rreziku është ende permanent dhe kush do të duhej të marrë përgjegjësinë për vdekjen e këtyre personave? |
Uran Ismaili | Po |
25/10/2017 | Shëndetësi |
Pyetja ime shtesë është pse nuk keni kërkuar të bëhet obduksioni për këta persona dhe është fakt që është gjendja shumë alarmante. Ju thatë që është stagnuar, domethënë është ndërprerë, mirëpo unë po them, zoti ministër, gjendja nuk është stopuar. Pas di
Lexo më shumë
Pyetja ime shtesë është pse nuk keni kërkuar të bëhet obduksioni për këta persona dhe është fakt që është gjendja shumë alarmante. Ju thatë që është stagnuar, domethënë është ndërprerë, mirëpo unë po them, zoti ministër, gjendja nuk është stopuar. Pas disa javësh e kemi pasur edhe një rast vdekjeje në Prizren. Domethënë nuk është stopuar, mirëpo çka mund të ndërmerret pos që vetëm e keni ngritur çështjen në Prokurori dhe në hetuesi. Çka mund të bëni tjetër konkretisht që të mos përsëriten situata të tjera? |
Uran Ismaili | Po |
25/10/2017 | Infrastrukturë |
Pyetja është për ministrin e Transportit, Pal Lekaj. Duke filluar ndërtimi i autostradës Vërmicë - Merdar ministri i atëhershëm ka dhënë garanci se nuk do të mbetet pronë private pa rrugë, aty ku ka mundësi për rrugë do të ndodh dhe aty ku nuk ka mundësi
Lexo më shumë
Pyetja është për ministrin e Transportit, Pal Lekaj. Duke filluar ndërtimi i autostradës Vërmicë - Merdar ministri i atëhershëm ka dhënë garanci se nuk do të mbetet pronë private pa rrugë, aty ku ka mundësi për rrugë do të ndodh dhe aty ku nuk ka mundësi, do të ndodhë shpronësimi. Për fat të keq, në fshatin Vërmicë të Prizrenit, janë në pyetje afër 20 hektarë të ankesuara apo të bllokuara që nuk kanë qasje në rrugë dhe as nuk janë përfshirë as në procedurën e shpronësimit. Çka do të ndërmerrni për këtë rast, zoti ministër? |
Pal Lekaj | Po |
25/10/2017 | Infrastrukturë |
Kur e keni planifikuar dhe a keni ndarë buxhet të veçantë për këtë? Sepse ai komunitet, ato familje nuk po kërkojnë dalje drejtpërdrejt në autostradë, mirëpo po kërkojnë një dalje nëpërmjet nënkalimit apo mbikalimit.
Kur e keni planifikuar dhe a keni ndarë buxhet të veçantë për këtë? Sepse ai komunitet, ato familje nuk po kërkojnë dalje drejtpërdrejt në autostradë, mirëpo po kërkojnë një dalje nëpërmjet nënkalimit apo mbikalimit. |
Pal Lekaj | Po |
25/01/2018 | Kulturë |
Pyetja ime i drejtohet ministrit të Kulturës, zotit Kujtim Gashi. Zoti ministër, a jeni në dijeni që me rastin e fillimit të punimeve të impiantit të ujërave të zeza në fshatin Vlashnje, artefaktet dhe zbulimet arkeologjike janë dëmtuar.
Pyetja ime i drejtohet ministrit të Kulturës, zotit Kujtim Gashi. Zoti ministër, a jeni në dijeni që me rastin e fillimit të punimeve të impiantit të ujërave të zeza në fshatin Vlashnje, artefaktet dhe zbulimet arkeologjike janë dëmtuar. |
Kujtim Gashi | Po |
25/01/2018 | Kulturë |
Zoti ministër, të gjitha ato që i the ne i kemi ditur, por e rëndësishmja është që trashëgimia kulturore është e dëmtuar, për këtë kemi edhe fakte prej banorëve, të cilët jetojnë atje. Nuk është fakt ruajtja, është bërë në formë rrethoje, nuk ruhet ashtu
Lexo më shumë
Zoti ministër, të gjitha ato që i the ne i kemi ditur, por e rëndësishmja është që trashëgimia kulturore është e dëmtuar, për këtë kemi edhe fakte prej banorëve, të cilët jetojnë atje. Nuk është fakt ruajtja, është bërë në formë rrethoje, nuk ruhet ashtu, ato detyrimisht po shkatërrohen nga shiu dhe të reshurat që po bien çdo ditë. Mirëpo, dëmtimi i trashëgimisë kulturore, zoti ministër, e dimë që është vepër penale. Pyetja jonë është kush do ta pasojë këtë vepër penale, pasojë e kujt do të jetë kjo vepër penale? E dimë që këto punime kanë filluar në mandatin ju që keni qeverisur në Komunën e Prizrenit. |
Kujtim Gashi | Po |
25/01/2018 | Migrim / Kthim |
Z. Ministër, nëse jeni në njohuri gjatë kohës së Rankoviçit ka pasur të shpërngulur shumë shqiptar të Kosovës në Turqi për shkak të represionit a keni strategji ju si ministër se si mund t’i krijohet kushte këtyre personave për riatdhesim?
Z. Ministër, nëse jeni në njohuri gjatë kohës së Rankoviçit ka pasur të shpërngulur shumë shqiptar të Kosovës në Turqi për shkak të represionit a keni strategji ju si ministër se si mund t’i krijohet kushte këtyre personave për riatdhesim? |
Dalibor Jevtic | Jo |
08/02/2018 | Punë të Jashtme |
Z. Ministër, kohëve të fundit sipas disa publikimeve të vendimeve tuaja keni marrë masa ndaj përfaqësuesëve diplomatiK që kanë bërë shkelje ose skandale, në këtë rast çfarë masa do të merrni ndaj skandalit të Konzulit të Kosovës në Frankfurt?
Z. Ministër, kohëve të fundit sipas disa publikimeve të vendimeve tuaja keni marrë masa ndaj përfaqësuesëve diplomatiK që kanë bërë shkelje ose skandale, në këtë rast çfarë masa do të merrni ndaj skandalit të Konzulit të Kosovës në Frankfurt? |
Behgjet Pacolli | Jo |
17/05/2018 | Arsim |
I nderuar ministër, a jeni në dijeni që është dorëzuar një kërkesë bashkë me një peticion të protokolluar prej studentëve të Prizrenit, me datë 28.02.2017 nr. Të protokollit 1153, ministrit të atëhershëm, Arsim Bajrami, as atëherë e as sot nuk kanë përgj
Lexo më shumë
I nderuar ministër, a jeni në dijeni që është dorëzuar një kërkesë bashkë me një peticion të protokolluar prej studentëve të Prizrenit, me datë 28.02.2017 nr. Të protokollit 1153, ministrit të atëhershëm, Arsim Bajrami, as atëherë e as sot nuk kanë përgjigje? |
Shyqeri Bytyqi | Jo |
17/05/2018 | Punë të Brendshme |
Çështja është kërkesa e qytetarëve për rikthim të shtetësisë. Në Prizren ka shumë kërkesa për rikthimin e shtetësisë së Kosovës nga shqiptarët e shpërngulur në Turqi gjatë kohës së represionit të Rankoviqit. Pyetja, i nderuar ministër, është kësht
Lexo më shumë
Çështja është kërkesa e qytetarëve për rikthim të shtetësisë. Në Prizren ka shumë kërkesa për rikthimin e shtetësisë së Kosovës nga shqiptarët e shpërngulur në Turqi gjatë kohës së represionit të Rankoviqit. Pyetja, i nderuar ministër, është kështu: A është menduar që t’u krijoni kushte këtyre personave për rikthimin e shtetësisë, sikurse që është me komunitetin serb? |
Bejtush Gashi | Po |
30/01/2019 | Arsim |
Studentët e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Drejtimi Gjuhë dhe letërsi shqipe, Gjuhë dhe letërsi angleze, Matematikë, Informatikë dhe atij të Drejtimit kimi-fizikë, të regjistruar në vitin akademik 2011-2012, dhe ata të vitit akadem
Lexo më shumë
Studentët e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Drejtimi Gjuhë dhe letërsi shqipe, Gjuhë dhe letërsi angleze, Matematikë, Informatikë dhe atij të Drejtimit kimi-fizikë, të regjistruar në vitin akademik 2011-2012, dhe ata të vitit akademik 2012-2013, nuk është bërë nostrifikimi i diplomave nga Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe MASHT-it. Pyetja pothuaj se është e njëjtë si një pyetje paraprake, por ministër, a jeni në dijeni dhe çfarë do të ndërmerrni në këtë rast, sepse ata studentë tanimë janë të diskriminuar? |
Shyqeri Bytyqi | Po |
12/04/2019 | Mjedis |
Ministër, çështja ka të bëjë me një deponi që po derdhen ujërat e zeza në fshatin Landovicë të Prizrenit, po paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve. I njëjti fenomen po ndodh edhe për mbeturina të ngurta në fshatin Zhur, ku qëllimisht hidhen edhe mb
Lexo më shumë
Ministër, çështja ka të bëjë me një deponi që po derdhen ujërat e zeza në fshatin Landovicë të Prizrenit, po paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve. I njëjti fenomen po ndodh edhe për mbeturina të ngurta në fshatin Zhur, ku qëllimisht hidhen edhe mbeturinat e natyrave të tjera. Ministër, çfarë do të ndërmerrni në lidhje me këtë çështje? |
Fatmir Matoshi | Po |
30/01/2019 | Shëndetësi |
Ministër, a keni vizitiar spitalin e Prizrenit,konkretisht repartin e radiologjisë, nëse po çfarë do të ndërmerrni për të përmiësuae situatën?
Ministër, a keni vizitiar spitalin e Prizrenit,konkretisht repartin e radiologjisë, nëse po çfarë do të ndërmerrni për të përmiësuae situatën?
|
Uran Ismaili | Jo |