Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
17/05/2018 | Financa |
I nderuar ministër i Financave, zoti Hamza, 24 Do ta bëj një pyetje që është debatuar bukur shpesh: Pse nuk po realizohet transferimi i inspektorëve komunalë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë? Po mendoj se kjo është debatuar edhe në takim që kemi
Lexo më shumë
I nderuar ministër i Financave, zoti Hamza, 24 Do ta bëj një pyetje që është debatuar bukur shpesh: Pse nuk po realizohet transferimi i inspektorëve komunalë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë? Po mendoj se kjo është debatuar edhe në takim që kemi pasur me përfaqësues dhe me kryeshefin e agjencisë dhe mendoj që duhet të na jepni një shpjegim. Faleminderit! |
Bedri Hamza | Po |
14/06/2018 | Arsim |
Faleminderit, kryesues! Çështja ka të bëjë me disa mësimdhënës që tani nga drejtoritë komunale të arsimit janë konstatuar se përcillen me shkaqe shëndetësore bukur të rrënuara dhe me sëmundje kronike dhe si rezultat i mos mundësisë së mbarëvajtjes
Lexo më shumë
Faleminderit, kryesues! Çështja ka të bëjë me disa mësimdhënës që tani nga drejtoritë komunale të arsimit janë konstatuar se përcillen me shkaqe shëndetësore bukur të rrënuara dhe me sëmundje kronike dhe si rezultat i mos mundësisë së mbarëvajtjes në procesin mësimor, ose shkuarjes në procesin mësimor të rregullt, pësojnë shumë nxënësit, sidomos në shkollat fillore dhe të mesme, por veçmas në shkollat fillore. Prandaj, pyetja është, i nderuar zoti ministër Bytyqi, çfarë masash keni marrë apo keni planifikuar t’i merrni për të ardhmen lidhur me këtë gjendje të rënduar shëndetësore të disa mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme. Pres përgjigje. Faleminderit! |
Shyqeri Bytyqi | Po |