Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/10/2017 | Punë të Jashtme |
I nderuar Ministër, muajin e kaluar përmes mediave kemi përcjellur viztën në Turqi të delegacionit të Kosovës, të kryesuar nga ju. Në takimin që kishit me homologun tuaj z. Mevlut Cavushoglu, ky i fundit kërkoi nga autoritetet e Kosovës që edhe në Kosovë
Lexo më shumë
I nderuar Ministër, muajin e kaluar përmes mediave kemi përcjellur viztën në Turqi të delegacionit të Kosovës, të kryesuar nga ju. Në takimin që kishit me homologun tuaj z. Mevlut Cavushoglu, ky i fundit kërkoi nga autoritetet e Kosovës që edhe në Kosovë të luftohet organizata e Fetullah Gulenit. I nderuar zv.kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës ndaj kërkesave të autoriteteve Turke për luftimin e Lëvizjes Gulen? |
Behgjet Pacolli | Jo |
14/06/2018 | Tregti |
Faleminderit, i nderuar nën! Zoti ministër, më vjen mirë që po ju shoh këtu, pyetja ime konsiston në shqetësimin e theksuar të qytetarëve lidhur me kontrollin e kualitetit të lodrave për fëmijë që shiten në tregun kosovar dhe që importohen kryesisht nga
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar nën! Zoti ministër, më vjen mirë që po ju shoh këtu, pyetja ime konsiston në shqetësimin e theksuar të qytetarëve lidhur me kontrollin e kualitetit të lodrave për fëmijë që shiten në tregun kosovar dhe që importohen kryesisht nga Kina, lodra të cilat për shkak të përmbajtjes së lartë të fitalateve që i shtohen substancës plastike për ta zbutur jo vetëm që nuk i plotësojnë standardet elementare, por sipas ekspertëve, mund të dëmtojnë rëndë shëndetin e fëmijëve duke interferuar në hormone. Për fat të keq, këto lodra, me të cilat fëmijët tanë janë në kontakt çdo ditë, nuk testohen asnjëherë në aspektin kimik dhe fizik, dhe si të tilla do të thotë eksportohen dhe shiten në tregun tonë. I nderuar ministër Hasani, ju lutem, na tregoni se çfarë po bëni ju dhe ministria që ju drejtoni lidhur me këtë çështje? Faleminderit! |
Bajram Hasani | Po |
02/11/2018 | Tregti |
I nderuar ministër, 14 Konsumimi i pijeve energjike nga fëmijët në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese. Mos kufizimi i moshës me normal ligjore për blerjen e këtyre pijeve dhe shitja e tyre në ambientet afër shkollave është një çështje e ngritur si nga p
Lexo më shumë
I nderuar ministër, 14 Konsumimi i pijeve energjike nga fëmijët në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese. Mos kufizimi i moshës me normal ligjore për blerjen e këtyre pijeve dhe shitja e tyre në ambientet afër shkollave është një çështje e ngritur si nga prindërit, mësimdhënësit, mjekët, shoqëria civile etj. Ndërkohë që dëmet shëndetësore për fëmijët që i konsumojnë këto pije energjike llogariten të jenë të mëdha. Ato përmbajnë tri deri në pesë herë kafeinë sesa pijet e gazuara dhe përdorimi i tyre në dozë të tepruar shkakton çrregullime në zemër, hipertension, pagjumësi, stres dhe nervozë të lartë. Pyetja për ministrin është: Çfarë po bënë ministria që ai drejton lidhur me këtë problem? |
Endrit Shala | Po |
02/11/2018 | Mjedis |
Në kuadër të Ligjit për Buxhetin e Kosovës të vitit 2018 është paraparë projekti prë kyçje në ujësjellës të 12 fshatrave të Skenderajt, i cili projekt do duhet të implementohej nga ministria që zoti Matoshi drejton. I nderuar ministër, të lutem na tregon
Lexo më shumë
Në kuadër të Ligjit për Buxhetin e Kosovës të vitit 2018 është paraparë projekti prë kyçje në ujësjellës të 12 fshatrave të Skenderajt, i cili projekt do duhet të implementohej nga ministria që zoti Matoshi drejton. I nderuar ministër, të lutem na tregoni se çfarë hapash keni ndërmarrë lidhur me zbatimin e këtij projekti? |
Fatmir Matoshi | Po |