Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
30/01/2019 | Punë të Brendshme |
Ju falënderoj, edhe pse ministri nuk është këtu, unë do ta parashtroj pyetjen, meqenëse bëhet fjalë për Ligjin për rendin dhe qetësinë publike, në fakt, për nenin 8, për të cilin është përgjegjës Ministria e Punëve të Brendshme, që ka të bëjë me faktin q
Lexo më shumë
Ju falënderoj, edhe pse ministri nuk është këtu, unë do ta parashtroj pyetjen, meqenëse bëhet fjalë për Ligjin për rendin dhe qetësinë publike, në fakt, për nenin 8, për të cilin është përgjegjës Ministria e Punëve të Brendshme, që ka të bëjë me faktin që neni 8.1, kushdo që shkakton zhurmë të panevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet nga banorët përreth apo në rrugë dhe i shqetësojnë personat e tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 7:00, gjatë ditëve të javës dhe prej orës 23:00 e deri në orën 7:00 të shtunave dhe të dielave dënohet për kundërvajtje. Vetëm një shembull po e marr në Prishtinë, po edhe në Pejë, në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë çdo natë ftohen policë, thërrasin qytetarët për prishje të rendit dhe qetësisë publike nga lokalet apo kafenetë, të cilët terrorizojnë qytetarët, është për keqardhje t’i shohësh çdo ditë ata qytetarë që grumbullohen. Këtu ka të bëjë edhe Komuna, shkelja e Rregullores së Komunës, nuk respektohet orari i punës, kur dihet se në sezonin e dimrit lokalet duhet të mbyllen në orën 23:00, ndërsa verës në orën 24:00. Ndërsa sa i përket prishjes së rendit dhe qetësisë publike, është përgjegjës Ministra e Punëve të Brendshme dhe shtrohet pyetja: a duhet ne t’i respektojmë ata pronarë të lokaleve dhe bizneset e tyre, të cilët u referohen kur shtrohet kjo pyetje që t’i shesin banesat, kjo është përgjigjja arrogante e pronarëve. Ne e mirëkuptojmë bizneset, lokalet që donë të punojnë, por nëse donë t’i çelin lokalet natën, është periferia e qytetit, jo qendra. Pyetja është pse nuk ka bashkëpunim po ashtu të Ministrisë së Punëve të Brendshme me Inspektoratin e komunës dhe çështjen sa i përket Komunës këtë çështje do ta ngre përmes Grupit Parlamentar të Lëvizjes në komunë, sepse edhe Inspektorati nuk bën asgjë në këtë drejtim. |
Ekrem Mustafa | Jo |
30/01/2019 | Sociale |
Faleminderit! Në Kuvend, zoti ministër, është miratuar rezoluta nr. 06/L-007, ku në njërën nga pikat, ka qenë rezolutë e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo e përkrahur edhe nga grupet e tjera parlamentare. 32 Në pikën e pestë të rezolutës kërkohe
Lexo më shumë
Faleminderit! Në Kuvend, zoti ministër, është miratuar rezoluta nr. 06/L-007, ku në njërën nga pikat, ka qenë rezolutë e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo e përkrahur edhe nga grupet e tjera parlamentare. 32 Në pikën e pestë të rezolutës kërkohet që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të paraqesë raportin e detajuar mbi gjendjen e zbatimit të drejtave të punës dhe të projektit që ka iniciuar për subvencionimin e pagës dhe atë për punësimin e një anëtari të familjes në familje pa asnjë anëtar të punësuar. Ne aktualisht po debatojmë për Projektligjin për paga dhe pikërisht nga ju zyrtarë të Qeverisë aktuale jeni ata që po e shtroni çështjen e të papunëve, duke u lutur për mirëkuptim për ata që marrin paga dhe po kërkojnë rritje, ndërsa ne po brengosemi për ata të papunët. Prandaj, po e shtroj me të drejtë pyetjen: çfarë keni bërë për zbatimin edhe të programit elektoral, ku edhe i keni fituar zgjedhjet duke premtuar që prioritet në punësim do të kenë familjet që nuk kanë asnjë të punësuar, i dispononi listat e familjeve që përfitojnë nga skema për ndihma sociale, mbi 26 mijë familje. Ju lus konkretisht, mbi një vit e gjysmë keni pasur mundësi, përafërsisht, po prej rezolutës, e cila është miratuar në qershor, çfarë keni bërë me kërkesën për zbatimin e pikës 5, konkretisht për punësimin e këtyre njerëzve që nuk e kanë asnjë familjar të punësuar. |
Skender Reçica | Po |
30/01/2019 | Shëndetësi |
I nderuar, z.Ministër,
Në cilën fazë është përpilimi i listes esenciale.A është afër perfundimi i saj.
A po mirren për bazë sygjerimet e doktorave të cilët kanë vërejtje gjatë procesit?
I nderuar, z.Ministër,
Në cilën fazë është përpilimi i listes esenciale.A është afër perfundimi i saj. A po mirren për bazë sygjerimet e doktorave të cilët kanë vërejtje gjatë procesit? |
Uran Ismaili | Jo |