Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
17/05/2018 | Financa |
Zoti ministër, në vitin 2013 është zyrtarizuar anëtarësimi i Kosovës në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës me të drejta të plota. Kosova edhe ka miratuar Ligjin nr. 04/L-222 për ratifikimin e neneve të marrëveshjes themeluese të Bankës për Zhvill
Lexo më shumë
Zoti ministër, në vitin 2013 është zyrtarizuar anëtarësimi i Kosovës në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës me të drejta të plota. Kosova edhe ka miratuar Ligjin nr. 04/L-222 për ratifikimin e neneve të marrëveshjes themeluese të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe anëtarësimin e Kosovës në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës. Nga informacionet që kemi, Qeveria e Kosovës dhe Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës vite më parë kanë biseduar lidhur me disa projekte prioritare, për të cilat ne nuk kemi informacione zyrtare. Zoti ministër, a mund të na tregoni se a ka dërguar Kosova ndonjë projekt të veçantë për aplikim në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës? |
Bedri Hamza | Po |
17/05/2018 | Financa |
Ju besoj e dini që Këshilli i Evropës nuk është institucion i Bashkimit Evropian, pra është institucion i ndarë dhe projektet, të cilat i financon Banka Zhvillimore, ka të bëjë me strehimin e personave që bëjnë pjesë në grupet me të ardhura të ulëta ose
Lexo më shumë
Ju besoj e dini që Këshilli i Evropës nuk është institucion i Bashkimit Evropian, pra është institucion i ndarë dhe projektet, të cilat i financon Banka Zhvillimore, ka të bëjë me strehimin e personave që bëjnë pjesë në grupet me të ardhura të ulëta ose krijimin e infrastrukturës sociale. Sidoqoftë, shqetësuese që deri më tani nuk ka pasur ndonjë projekt dhe ju e dini që tashmë po synohet anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe aktualisht në dy institucione të Këshillit të Evropës ne jemi të anëtarësuar, në Komisionin e Venecias dhe në Bankën Zhvillimore. Unë druaj se do të konsiderohen ose do të marrim poenë negativë, për faktin se kemi qenë shumë pasivë, duke e pasur këtë mundësi që ta shfrytëzojmë për kreditë që janë shumë të favorshme dhe për projektet, të cilat janë të domosdoshme dhe shumë të nevojshme për Kosovën, prandaj dua ta di cili do të jetë afati më i shkurtër kur ju... |
Bedri Hamza | Po |
30/01/2019 | Punë të Brendshme |
Pyetja ime ka të bëjë me vonesën e heqjes së dënimeve nga sistemi për menaxhimin e gjobave të komunikacionit. Pra, sistemi për menaxhimin e gjobave të komunikacionit është duke u bërë problem i madh për qytetarët, për arsye se dënimet nuk pasqyrojnë real
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me vonesën e heqjes së dënimeve nga sistemi për menaxhimin e gjobave të komunikacionit. Pra, sistemi për menaxhimin e gjobave të komunikacionit është duke u bërë problem i madh për qytetarët, për arsye se dënimet nuk pasqyrojnë realitetin. Të dhënat nuk përditësohen me të rejat e fundit, dhe njerëzit kanë probleme për shkak të vonesës së shlyerjes nga sistemi. P |
Ekrem Mustafa | Jo |
30/01/2019 | Arsim |
Zoti ministër, pyetja ime ka të bëjë për studentët që kanë qenë të regjistruar në Fakultetin e Edukimit, në Universitetin e Prishtinë në vitet 2011-2012 dhe 2012-2013. Studentët e programeve Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Fizikë-Kim
Lexo më shumë
Zoti ministër, pyetja ime ka të bëjë për studentët që kanë qenë të regjistruar në Fakultetin e Edukimit, në Universitetin e Prishtinë në vitet 2011-2012 dhe 2012-2013. Studentët e programeve Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Fizikë-Kimi, Biologji-Kimi, Matematikë-Informatikë, Teknologji-Informatikë, Histori-Edukatë Qytetare, Gjeografi-Edukatë Qytetare, të gjitha të nivelit bachelor që nuk janë akredituar. Këto drejtime lëndore në Fakultetin e Edukimit janë rekomanduar nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës që të kalojnë nëpër fakultetet përkatëse, por që nuk ishte marrë asnjë veprim nga fakulteti përkatës. Fakulteti ka shpallur konkurs duke mos e përfill vendimin e agjencisë që këto programe nuk janë akredituar. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në legjislaturën e katërt pat marrë një vendim me numër 061/01-B të datës 18 prill 2014 me titull ‘Për njohjen e diplomave për studime dhe punësim’, në të cilën, në pikën 1 të këtij vendimi thuhet: për të gjithë studentët e regjistruar në Fakultetin e Edukimit në universitete publike, në fushën e transformimit të programeve lëndore nga Fakulteti i Edukimit në departamente të tjera përkatëse për vitin akademik 2011- 2012, 2012-2013 dhe pika 2: vendimi hyn në fuqi menjëherë. Megjithatë, sipas disa informacioneve, studentët të cilët e kanë përfunduar Fakultetin e Edukimit, drejtimi Matematikë-Informatikë, në vitin 2011 e tutje nuk po u vuloset diploma, sepse ky program nuk ka qenë i akredituar në atë kohë. Studentët të cilët janë regjistruar në këtë periudhë, nuk kanë qenë në dijeni që ky program nuk ka qenë i akredituar atë kohë. Pyetja ime për ju ministër është, përse nuk po zbatohet në tërësi për të gjitha programet, sipas vendimit të datës 18 prill 2014, përse këtyre studentëve të këtij drejtimi nuk po u vuloset diploma? |
Shyqeri Bytyqi | Po |
30/01/2019 | Arsim |
Po, kam pyetje shtesë. Zoti ministër, a mund të na thoni publikisht pra se kur mund të pritet një zgjidhej konkrete, me afate përafërsisht të caktuara, sepse njerëzit presin përgjigje, madje ka disa që u janë vulosur diplomat dhe të tjerët janë të diskri
Lexo më shumë
Po, kam pyetje shtesë. Zoti ministër, a mund të na thoni publikisht pra se kur mund të pritet një zgjidhej konkrete, me afate përafërsisht të caktuara, sepse njerëzit presin përgjigje, madje ka disa që u janë vulosur diplomat dhe të tjerët janë të diskriminuar. Pra, a mund të na thoni saktësisht, ose përafërsisht kur mund të pritet një zgjidhje e kësaj çështjeje? |
Shyqeri Bytyqi | Po |
30/01/2019 | Punë të Brendshme |
I nderuar Ministër , siç jeni në dijeni, sistemi për menaxhimin e gjobave të komunikacionit është duke u bër problem i madh për qytetarët për arsye se dënimet nuk e pasqyrojnë realitetin. Të dhënat nuk përditësohen me më të rejat e fundit, edhe pse qytet
Lexo më shumë
I nderuar Ministër , siç jeni në dijeni, sistemi për menaxhimin e gjobave të komunikacionit është duke u bër problem i madh për qytetarët për arsye se dënimet nuk e pasqyrojnë realitetin. Të dhënat nuk përditësohen me më të rejat e fundit, edhe pse qytetarët i paguajnë gjobat.
Pyetja ime është: a jeni në dijeni, sistemi për menaxhimin e gjobave të komunikacionit është duke u bërë problem i madh për qytetarët për arsye se dënimet nuk pasqyrojnë realitetin. Të dhënat nuk përditsohen me më të rejat e fundit, edhe pse qytetarët i paguajnë gjobat. Pyetja ime është: a jeni nē dijeni për këtë problem? Nëse po çka keni ndërrmarrë për evitimin e tij? |
Ekrem Mustafa | Jo |
30/01/2019 | Punë të Jashtme |
I nderuar Ministër, z. Pacolli , a mund të na tregoni se a e ka tërheqë Norvergjia njohjen për Shtetin e Kosovës? I nderuar Kryeministër,
Kur do ta sillni në Kuvend Ligjin për Qeverinë?
I nderuar Ministër, z. Pacolli , a mund të na tregoni se a e ka tërheqë Norvergjia njohjen për Shtetin e Kosovës? I nderuar Kryeministër, Kur do ta sillni në Kuvend Ligjin për Qeverinë?
|
Behgjet Pacolli | Jo |