Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
14/12/2017 | Shëndetësi |
Duke pasur parasysh që në rastet emergjente, siç janë aksidentet në trafik, zjarrvëniet apo aksidente të natyrave të tjera me rrezikshmëri të lartë, të parët që arrijnë në vendin e ngjarjes,
para policisë dhe zjarrfikësve, gjithmonë janë punëtorët mjekë
Lexo më shumë
Duke pasur parasysh që në rastet emergjente, siç janë aksidentet në trafik, zjarrvëniet apo aksidente të natyrave të tjera me rrezikshmëri të lartë, të parët që arrijnë në vendin e ngjarjes, |
Uran Ismaili | Jo |
14/12/2017 | Shëndetësi |
Pyetja ime e dytë që prapë i drejtohet ministrit të njëjtë, ministrit të
Shëndetësisë, zotit Uran Ismajli, është për infermieret, të cilat kanë përfunduar Fakultetin e Infermierisë në Kosovë dhe paguhen me koeficientin e njëjtë sikur infermieret me shko
Lexo më shumë
Pyetja ime e dytë që prapë i drejtohet ministrit të njëjtë, ministrit të |
Uran Ismaili | Jo |
02/03/2018 | Drejta të Njeriut |
Kolege dhe kolegë deputetë, I nderuar ministër, zoti Reçica, Çështja për të cilën e kam drejtuar pyetjen tek ju është sot mosrespektimi i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, aksidentet e shumta në vendin e punës, mbikëqyrja e sektorit pr
Lexo më shumë
Kolege dhe kolegë deputetë, I nderuar ministër, zoti Reçica, Çështja për të cilën e kam drejtuar pyetjen tek ju është sot mosrespektimi i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, aksidentet e shumta në vendin e punës, mbikëqyrja e sektorit privat në përgjithësi, konkretisht inspektimi i rregullt. Zoti ministër, duke pasur parasysh raportimet e shumta për mosrespektim të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat dhe parregullsive të shumta në këtë sektor, më intereson të di se cili është numri i inspektorëve të punës në nivel të Kosovës dhe a kemi kapacitete të mjaftueshme në inspektim, përderisa çdo ditë raportohet për shkelje të të drejtave të punëtorëve dhe incidente në vend të punës. |
Skender Reçica | Po |
02/03/2018 | Drejta të Njeriut |
Faleminderit, ! Edhe kisha kërkuar prej regjisë të mos i ndërpritet fjala ministrit, për arsye se është një temë shumë interesante, me rëndësi të veçantë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ministër, e thatë se kemi vetëm 41 inspektorë në nivel të Kos
Lexo më shumë
Faleminderit, ! Edhe kisha kërkuar prej regjisë të mos i ndërpritet fjala ministrit, për arsye se është një temë shumë interesante, me rëndësi të veçantë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ministër, e thatë se kemi vetëm 41 inspektorë në nivel të Kosovës dhe për mua kjo është shumë shqetësuese, sepse 41 inspektorë nuk munden ta mbulojnë vetëm Prishtinën, e lëre më gjithë Kosovën. Prandaj, e thatë që edhe do ta bini Ligjin për inspektorët ose Inspektoratin e Punës, dua të di kur konkretisht është ky ligj dhe thjesht, kur e thatë edhe te vetëdija qytetare, te ngritja e vetëdijes qytetare rreth të drejtave të punës, unë mendoj se secilës kompani private i konvenon të bëjë nga pak shkelje për ta pasur fitimin e vet. Unë konsideroj që nuk duhet të lihet në vullnetin e kompanive dhe bizneseve ose në vullnetin e atyre njerëzve, të cilët e udhëheqin sektorin privat, por thjesht. |
Skender Reçica | Po |
16/03/2018 | Shëndetësi |
Pyetja ime sa i përket ministrit Ismajli ka të bëjë me pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura,
konkretisht Ligji për duhanin.
I nderuar ministër,
A mund të na thoni, sa po zbatohet Ligji për duhanin, statistikat nga terreni nuk tregojnë një
rezulta
Lexo më shumë
Pyetja ime sa i përket ministrit Ismajli ka të bëjë me pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura, |
Uran Ismaili | Po |
02/03/2018 | Shëndetësi |
Në fillim të shkurtit ka filluar shërbim 24 orësh në kardiologjin invasive. I nderuar Ministër a mund të na informoni rreth këtij shërbimi si po ecën dhe sa janë të kënaqur qytetarët me këtë shërbim dhe a janë mjaft të informuar për këtë shërbim duke pas
Lexo më shumë
Në fillim të shkurtit ka filluar shërbim 24 orësh në kardiologjin invasive. I nderuar Ministër a mund të na informoni rreth këtij shërbimi si po ecën dhe sa janë të kënaqur qytetarët me këtë shërbim dhe a janë mjaft të informuar për këtë shërbim duke pas parasysh se jo gjithëherë informimi i drejt arrinë në adresën e duhur dhe jo rrallë qytetarët bijnë pre e propagandës dhe manipulimit. |
Uran Ismaili | Jo |
16/04/2018 | Shërbime Publike |
E nderuar ministre, të gjithë jemi të njoftuar se gjatë sezonës së kaluar dimërore të gjithë vizitorët që kanë vizituar Brezovicën kanë paguar taksë hyrëse për persona dhe automjete, dhe kjo nuk ka qenë ndonjë shumë e pavërejtur.
E nderuara ministre,
Lexo më shumë
E nderuar ministre, të gjithë jemi të njoftuar se gjatë sezonës së kaluar dimërore të gjithë vizitorët që kanë vizituar Brezovicën kanë paguar taksë hyrëse për persona dhe automjete, dhe kjo nuk ka qenë ndonjë shumë e pavërejtur. E nderuara ministre, ku janë shpenzuar të hyrat nga taksimi i qytetarëve pasi që gjendja momentale e rrugës së që shpie në Parkun Nacional të Brezovicës është e shkatërruar dhe gati e pakalueshme për automjetet, si dhe ambienti është i kontaminuar nga mbeturinat e mbetura nga sezoni dimëror? Thjesht ai vend ka mbetur nën mëshirën e fatit dhe sikur është braktisur nga kujdesi institucional. |
Fatmir Matoshi | Jo |
14/06/2018 | Infrastrukturë |
Pyetja ime ka pasur të bëjë me kyçjen e Doganajt te Kaçaniku në autostradën Prishtinë-Shkup, që do të inaugurohet së shpejti, e qytetarëve të Vitisë do t’u duhet t’i bëjnë nga Gërlica deri nëDoganaj të Kaçanikut për t’u kyçur në autostr
Lexo më shumë
Pyetja ime ka pasur të bëjë me kyçjen e Doganajt te Kaçaniku në autostradën Prishtinë-Shkup, që do të inaugurohet së shpejti, e qytetarëve të Vitisë do t’u duhet t’i bëjnë nga Gërlica deri në Doganaj të Kaçanikut për t’u kyçur në autostradë dhe 5,8 kilometra do të duhet t’i bëjnë kur të kthehen nga kryeqyteti. 11,6 kilometra më larg qytetarët vitias do ta kenë kryeqytetin si pasojë e mungesës së kyçje në Gërlicë, e kjo do të ketë kosto financiare dhe shpenzime të kohës duke i izoluar bizneset e Vitisë dhe duke e favorizuar importin e mallrave përreth 50 mijë banorë rezidentë të Vitisë me më shumë se 9 mijë automjete po diskriminohen. Pyetja për ministrin ishte: I nderuar ministër, shoqëria civile dhe qytetarët në Viti kanë paralajmëruar organizim të protestave për ta realizuar të drejtën e tyre, prandaj si do të veproni ju për të realizuar të drejtën e qytetarëve vitias? Unë e falënderoj ministrin që e ka ndërmarrë menjëherë një hap dhe dje është takua me qytetarët vitias dhe me përfaqësuesit e Komunës atje dhe qytetarëve u ka ofruar zgjidhje që deri më 1 shtator ky problem do të zgjidhet. |
Pal Lekaj | Jo |
14/06/2018 | Sociale |
Diskriminimi i punëtorëve në sektorin privat vazhdon edhe më tutje në të gjitha aspektet. Ditët e fundit, kur shumë të rinj dhe të reja e shohin si mundësi për në një vizë pune gjatë përgatitjes së dokumenteve për aplikimin ata kanë vërejtur se pavarësis
Lexo më shumë
Diskriminimi i punëtorëve në sektorin privat vazhdon edhe më tutje në të gjitha aspektet. Ditët e fundit, kur shumë të rinj dhe të reja e shohin si mundësi për në një vizë pune gjatë përgatitjes së dokumenteve për aplikimin ata kanë vërejtur se pavarësisht që punojnë me vjet të tëra në sektorin privat, punëdhënësit e tyre i kanë ikur pagesës së Trustit Pensional, duke paguar vetëm për nga dy muaj në vit dhe kjo është një shkelje e të drejtave të punëtorëve dhe e shkeljeve të Ligjit të punës, si dhe Ligjit të Trustit Pensional.Pyetja konkrete është, i nderuar ministër, a jeni në dijeni për këtë çështje dhe çka jeni duke ndërmarrë që kjo dukuri të mënjanohet dhe shkelësit të dalin para ligjit dhe para drejtësisë në këtë vend. |
Skender Reçica | Jo |
12/07/2018 | Punë të Brendshme |
Faleminderit, nën! Të nderuar kolege dhe ju kolegë deputetë, Të nderuar ministra, I nderuar ministër Gashi, Duke pasur parasysh se Policia e Kosovës po përballet çdo ditë me sfida të ndryshme dhe herë pas here me situata të rënda dhe të vështira, e dimë
Lexo më shumë
Faleminderit, nën! Të nderuar kolege dhe ju kolegë deputetë, Të nderuar ministra, I nderuar ministër Gashi, Duke pasur parasysh se Policia e Kosovës po përballet çdo ditë me sfida të ndryshme dhe herë pas here me situata të rënda dhe të vështira, e dimë se problem për ta ende vazhdon të mbetet mungesa e sigurimit shëndetësor. I nderuar ministër, A mund të na thoni se kur do të bëhet sigurimi shëndetësor për Policinë e Kosovës? |
Bejtush Gashi | Po |
12/07/2018 | Punë të Brendshme |
Faleminderit, ministër! Edhe ju ishit shumë konkret, po ashtu sikur unë që isha shumë konkrete dhe direkte me pyetje, por më intereson të di si ministër i Punëve të Brendshme a keni bërë ndonjëherë kërkesë direkte te ministri i Shëndetësisë që të inicioj
Lexo më shumë
Faleminderit, ministër! Edhe ju ishit shumë konkret, po ashtu sikur unë që isha shumë konkrete dhe direkte me pyetje, por më intereson të di si ministër i Punëve të Brendshme a keni bërë ndonjëherë kërkesë direkte te ministri i Shëndetësisë që të iniciojë këtë çështje, duke pasur parasysh punën dhe nevojën e Policisë së Kosovës për të qenë në situata të ndryshme, në vende të caktuara ose në kohë të caktuar. Sepse ne si Kuvend i Republikës së Kosovës, besoj jo vetëm unë, po deputetët e pozitës e opozitës jemi shumë të interesuar që Policia e Kosovës ta ketë sigurimin shëndetësor, duke pasur parasysh që ata janë të parët në mbrojtjen e të gjithë neve në rastet emergjente, por edhe sipas nevojës. Iniciojeni bashkë! |
Bejtush Gashi | Po |
23/07/2018 | Arsim |
Në debatet e shumta që kam realizuar me të rinjtë e Kosovës, në shumicën e rasteve si pengesë në ngritjen e cilësisë së arsimit ata e potencojnë edhe mungesën e laboratorëve dhe pajisjeve të tjera për hulumtime e punë shkencore, si në shkollat e mesme, a
Lexo më shumë
Në debatet e shumta që kam realizuar me të rinjtë e Kosovës, në shumicën e rasteve si pengesë në ngritjen e cilësisë së arsimit ata e potencojnë edhe mungesën e laboratorëve dhe pajisjeve të tjera për hulumtime e punë shkencore, si në shkollat e mesme, ashtu edhe në universitete. I nderuar ministër, a mund të na thoni sa shkolla në tërë territorin e Kosovës janë të pajisura me laboratorë dhe si është gjendja e tyre funksionale? |
Shyqeri Bytyqi | Po |
12/04/2019 | Tregti |
I nderuar ministër, Ka tre muaj që kur Kosova vendosi taksë doganore, vërtet tash janë bërë katër muaj, se pyetjen e kam bërë para një muaj, pikërisht sot një muaj e kam bërë pyetjen. Që kur ka vendosur taksë doganore 100% për importet nga Serbia dhe Bos
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Ka tre muaj që kur Kosova vendosi taksë doganore, vërtet tash janë bërë katër muaj, se pyetjen e kam bërë para një muaj, pikërisht sot një muaj e kam bërë pyetjen. Që kur ka vendosur taksë doganore 100% për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nga ajo kohë importi nga këto vende ka rënë tërësisht, po në tregun e Kosovës nuk vërehet shumë mungesa e produkteve nga Serbia. Në anën tjetër, edhe zëvendësi i doganave vazhdimisht raporton se për gjatë këtyre tre muajve nuk ka pasur rritje të kontrabandës as në veri të vendit, e as në pjesë të tjera të Kosovës. I nderuar ministër Shala, Pyetja ime konkrete është: A mund të na tregoni se çka po ndodh, që raftet kurrsesi nuk po zbrazen nga këto produkte serbe, si po hyjnë këto mallra dhe cili është efekti real i takës 100% ndaj këtyre mallrave? |
Endrit Shala | Po |
12/04/2019 | Sociale |
Të punësuarit në sektorin privat në Kosovë flasin për shkelje të mëdha të drejtave të tyre në punë. Orari i stërzgjatur i punës, punësimi pa kontratë pune, pagesa jo e rregullt, pasiguria në punë janë disa nga shkeljet në të cilat përballen këta punëtorë
Lexo më shumë
Të punësuarit në sektorin privat në Kosovë flasin për shkelje të mëdha të drejtave të tyre në punë. Orari i stërzgjatur i punës, punësimi pa kontratë pune, pagesa jo e rregullt, pasiguria në punë janë disa nga shkeljet në të cilat përballen këta punëtorë. I nderuar ministër Reçica, Inspektorati i Punës së Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale e ka për detyrë parësore të bëjë mbikëqyrjen e Ligjit të Punës, Ligjit për sigurinë në punë, mbrojtje të shëndetit të punësuarve dhe ambientit të punës. A mund të na thoni sa po arrini përmes këtij organi të mbikëqyrni zbatimin e këtyre ligjeve dhe çfarë keni bërë konkretisht për të përmirësuar gjendjen e punëtorëve dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, edhe pse një pjesë të përgjigjes e morëm nga pyetja paraprake që u bë nga deputetja Luljeta Veseli-Gutaj, po megjithatë, më intereson të di për punën e inspektoratit se sa po arrini përmes inspektoratit që të mbikëqyren këto ligje dhe a kemi ndonjë reagim nga ata ose ndonjë shenjë që këto ligje duhet të plotësohen ose të ndryshohen, çka duhet të bëjmë edhe ne si deputetë në këtë drejtim? |
Skender Reçica | Po |