Ganimete Musliu

Ganimete Musliu

Krahaso me deputet tjetër
  • Vendbanimi Skenderaj
  • Vendi i lindjes Skenderaj
  • Data e lindjes 23.02.1979
  • Kualifikimi Filologji

Pjesëmarrja në seanca plenare

91%

122 nga 134 seanca

Rangimi: e 13-ta

Shfaq detajet

Pjesëmarrja në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare

82%

59 nga 72 mbledhje

Rangimi: e 43-ta

Shfaq detajet

Përgjigjet në pyetjet e qytetarëve

67%

2 nga 3 pyetje

Rangimi: e 3-ta

Lojaliteti ndaj grupit parlamentar

100%

32 nga 32 votime

Rangimi: e 1-ra

Pyetjet drejtuar deputetit

  • 11/06/2019 Pyet: Xhevat Skenderaj

    Përshëndetje e nderuara deputete, para disa ditësh deputetët e votuan projektligjin për RTK-në ku ndër të tjera parashihet edhe pagesa prej 2.50 euro për RTK-në. Krejt kishte me qenë në rregull sikur të kishim cilësi të mirë të transmetimit në transmetimin analog (me antenë të thjeshtë) për ne që nuk kemi kabllovik. Ndoshta ju kujtohet kur Serbia e pengonte RTSH-në para luftës me çfarë cilësie e shikonim asokohe RTSH-në edhe ne tani e shikojmë RTK - në me atë cilësi, cilësi shumë të dobët të fotografisë. Së pari është dashur të dilni në teren e të shikoni se si është cilësia e transmetimit. Nëse nuk besoni ejani deri në Skenderaj edhe e vërtetoni vet. Kjo është një padrejtësi e madhe, të paguash diçka që nuk ka cilësi është sikur bukëpjekësi të ta shes një bukë të pa pjekur. Shpresoj se do të më ktheni përgjigje!

    12/06/2019

    Përshëndetje,

    Faleminderit për pyetjen dhe bashkëpunimin. 

    E di saktë problemin tuaj dhe shumë probleme të Transmetuesit Publik RTK, prandaj edhe nuk e kam votuar atë Projektligj.  Do të mundohem që të jap kontribut në lexim të dytë por nëse nuk mundem me bë ndryshime une përsëri nuk do ta votoj Ligjin në fjalë.  Edhe njëherë faleminderit për pyetjen dhe bashkëpunimin!

    Me konsideratë,

    Ganimete Musliu

  • 05/04/2019 Pyet: Dren Fushë Kosovë

    Përshëndetje deputetja Musliu, pyetja ime është se çfarë keni bërë ju në lidhje me shkeljen e të drejtave të familjeve të dëshmorëve me ndaljen e pensioneve kontributdhënëse ose të moshës? Pse nuk e keni ngrit këtë çështje për debat parlamentar?

  • 02/04/2019 Pyet: Labinot Gashi

    Përshëndetje deputetja Musliu, si qytetarë i këtij vendi dhe si prind po ndaj shqetësimin tim me ju lidhur me veprimet e fundit të SBASHK-ut, ku i i sindikatës po e kërcënon gjithë shtetin me greva tash e disa herë. Pse shteti nuk reagon për sjelljet dhe kërcënimet e tij ndaj fëmijëve për mbajtjen e mësimit?

    03/04/2019

    I nderuari z.Gashi, Ju falenderoj për kohën që keni nda dhe më keni zgjedhur mua që të më adresoni një pyetje kaq të ndjeshme dhe të rëndësishme.  Unë nuk mundem të jap përgjigjeje në emër të shtetit por mund ta shprehë qëndrimin tim si deputete.  Veprimet e  SBASHK-ut edhe për mua si deputete janë të papranueshme dhe jo korrekte. Këtë shqetësim e kam ngritur edhe në Grupin Parlamentar të PDK-së dhe në forumet tjera të Partisë sepse në tërë këtë maskarade mëse shumti po e pësojnë fëmijët dhe ju prindërit. Askush nuk ka të drejtë të abuzoj me besimin e dhënë për të përfaqësuar qoftë edhe si anëtar apo drejtues i një sindikate. Duhet t’i themi mjaft kësaj gjendje dhe të gjejmë mënyrën si të dalim nga kjo situatë e pa nevojshme dhe e pakuptimtë.  Mbesë me shpresë që ky problem të zgjidhet dhe secili ta kuptoj drejtë rolin dhe kompetencat e tij në shoqëri. 

    Me shumë konsideratë dhe respekt për Ju! 

    Ganimete Musliu 

  • Të gjitha pyetjet

Pyet Deputetin

Ganimete Musliu

PDK

Pyetjet të cilat nxisin gjuhë të urrejtjes, nuk janë qartë të formuluara dhe janë jashtë tematikave të Kuvendit, nuk do të publikohen. Pyetjet do të kalojnë përmes filtrimit nga ana e KDI-së para se të ju drejtohen deputetëve. KDI mbanë të drejtën e redaktimit të pyetjeve.

Pyet Deputetin

Votimet e deputetit

Filtro
Data Titulli Vota Lojal/Rebel ndaj grupit parlamentar

Udhëtimet e deputetit

Filtro
    Vendi Arsyeja e vizitës Periudha kohore Buxheti

    Iniciativat Qytetare

      Çështja Data Seancë/Komision Statusi