Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
20/09/2018 | Infrastrukturë |
Faleminderit, ! Ministri sapo shkoi! Edhe unë e kam të njëjtën pyetje lidhur me fshatrat me të cilat kam organizuar protesta. Në mënyrë juridike e sqaroi shumë mirë deputeti Faton Topalli dhe ministri, por një fjali nga ai rrodhi këtu në Kuvend, kur tha:
Lexo më shumë
Faleminderit, ! Ministri sapo shkoi! Edhe unë e kam të njëjtën pyetje lidhur me fshatrat me të cilat kam organizuar protesta. Në mënyrë juridike e sqaroi shumë mirë deputeti Faton Topalli dhe ministri, por një fjali nga ai rrodhi këtu në Kuvend, kur tha: “Ka edhe prej atyre individëve që i provokojnë qytetarët”. Duhet ta kuptojë mirë gjithkush se unë nuk kam ardhur këtu me një votë, por kam ardhur me votat e atyre qytetarëve, të banorëve, dhe derisa të realizohet ajo, unë nuk do të pushoj së organizuari protesta, sigurisht që kërkesa ka qenë e banorëve, e jo e imja për protesta. Vetëm një pyetje; a kryhet para Vitit të Ri apo jo, që prapë t’i dërgojmë ata buldozerë të gjithë që ta bllokojmë rrugën? Sepse ndryshe nuk po funksion sa i përket anës së Ferizajt, dhe kjo ishte e tëra. Faleminderit, ! |
Pal Lekaj | Jo |