Pyetja ime ka të bëjë me çështjen e lejes së ndërtimit për autostradën e Hanit të Elezit, Prishtinë - Hani i Elezit. Pra, në vitin 2014 pati nisur ndërtimi i autostradës Prishtinë - Hani i Elezit dhe
lidhur me këtë a mund të na tregoni se a ka leje ndër
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me çështjen e lejes së ndërtimit për autostradën e Hanit të Elezit, Prishtinë - Hani i Elezit. Pra, në vitin 2014 pati nisur ndërtimi i autostradës Prishtinë - Hani i Elezit dhe
lidhur me këtë a mund të na tregoni se a ka leje ndërtimi kjo autostradë?
Pra, kemi të bëjmë me ndërtim të kategorisë së tretë, e cila bie në kompetencë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe është kjo ministri ajo që duhet të lëshojë leje për këtë
ndërtim dhe njëkohësisht ka qenë Ministria e Infrastrukturës ajo që është dashur të aplikojë për leje, pra të marrë leje në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Pra, dua ta di a ka leje
ndërtimi autostrada?
Show less...
Fatmir Matoshi
Po
14/12/2017
Planifikim Hapesinor
Meqenëse në buxhetin që e trajtuam dhe në projektbuxhetet dhe buxhetet e viteve të kaluara kemi parë shumë projekte që bien në kategorinë e tretë, për të cilat duhet të merret leje, kisha dashur të di që nga fuqizimi i Ligjit për ndërtim e deri më sot sa
Lexo më shumë
Meqenëse në buxhetin që e trajtuam dhe në projektbuxhetet dhe buxhetet e viteve të kaluara kemi parë shumë projekte që bien në kategorinë e tretë, për të cilat duhet të merret leje, kisha dashur të di që nga fuqizimi i Ligjit për ndërtim e deri më sot sa leje ndërtimi
të kategorisë së tretë i ka lëshuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor? Po flas për të kaluarën, e di zonja ministre që kjo nuk ka të bëjë me ju direkt, por dua ta di sa leje të ndërtimit
të kategorisë së tretë deri më sot, prej se është ligji në fuqi, janë lëshuar?
Pra, kemi të bëjmë me Ligjin 04/L-110 të ndërtimit. Kjo kategori e ndërtimeve, pra kategoria e tretë, është në kompetencë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Show less...
Fatmir Matoshi
Po
14/12/2017
Shërbime Publike
Besoj që ka shumë ndërtime të tilla, që janë bërë pa leje, por kisha dashur të di a janë këto leje të publikuara në ueb-faqe? A janë të publikuara këto 31 leje në ueb-faqen e ministrisë?
Besoj që ka shumë ndërtime të tilla, që janë bërë pa leje, por kisha dashur të di a janë këto leje të publikuara në ueb-faqe? A janë të publikuara këto 31 leje në ueb-faqen e ministrisë?
Show less...
Fatmir Matoshi
Po
25/10/2017
Planifikim Hapesinor
Znj. Ministre, zgjerimi i rrugës në Veternik – Prishtinë, e cila do t’i ketë katër korsi në një drejtim, trotuare me ndriçim dhe shtegun për biçiklistë pati filluar në prill të këtij viti. Në lidhje me këtë çështje, a mund të na tregoni nëse
Lexo më shumë
Znj. Ministre, zgjerimi i rrugës në Veternik – Prishtinë, e cila do t’i ketë katër korsi në një drejtim, trotuare me ndriçim dhe shtegun për biçiklistë pati filluar në prill të këtij viti. Në lidhje me këtë çështje, a mund të na tregoni nëse ka leje ndërtimi kjo rrugë?
Show less...
Fatmir Matoshi
Jo
25/10/2017
Planifikim Hapesinor
E nderuara Znj. Ministre, gjatë kohës sa ka qenë në fuqi Ligji Nr. 04/L-188 për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ju lutem a mund të na tregoni se a është aplikuar për legalizim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës?