Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
08/02/2018 | Ekonomi |
Pyetja për ministrin Lluka a është Ministria e Zhvillimit Ekonomik e vetëdijshme që janë bërë investime qindra e mijëra euro në këtë objekt pa leje nga komuna, pa leje nga Ministria e Mjedisit, pa vlerësim mjedisor, ndërsa mbi të gjitha, ekziston një dok
Lexo më shumë
Pyetja për ministrin Lluka a është Ministria e Zhvillimit Ekonomik e vetëdijshme që janë bërë investime qindra e mijëra euro në këtë objekt pa leje nga komuna, pa leje nga Ministria e Mjedisit, pa vlerësim mjedisor, ndërsa mbi të gjitha, ekziston një dokument valid i cili është tërheqja e lejes, se fillimisht është kërkuar restaurimi i objektit të rojeve, që kanë qëndruar pranë Liqenit akumulues Radoniqi, pastaj është revokuar për shkak se kompania ka dështuar që t’i sjell kriteret që duhet t’i plotësojë paraprakisht për marrjen e lejes dhe sot e kemi objektin i cili është një objekt P+2 ose P+3, nëse nuk gaboj, i cili është i ndërtuar dhe ende më keq, i cili ka filluar ose ka pasur informacione që ka filluar t’u ofrohet kompanive hoteliere për shërbime hoteliere 25 pranë liqenit akumulues. Sipas ligjit dhe udhëzimit administrativ rrezja prej 200 metrash është rreze e cila absolutisht nuk lejohet asnjë ndërtim, përderisa edhe në perimetrin e dytë mund të jenë ndërtime të ulëta, ose të përkohshme, ndërsa ne flasim për një investim qindra e mijëra eurosh. Ministër, është në kompetencën tuaj dhe të ministrisë që ju e drejtoni menaxhimi dhe mbikëqyrja e ndërmarrjeve. |
Valdrin Lluka | Po |
02/03/2018 | Planifikim Hapesinor |
Ministre, kjo pyetje është bërë para 3-4 muajve, por për shkak të rrethanave në seancë të Kuvendit nuk ka ardhur, të njëjtën e ka pasur edhe ministri Valdrin Lluka. Megjithatë, në kuadër të kompetencave të ministrisë që ju drejtoni, ka të bëjë me një ndë
Lexo më shumë
Ministre, kjo pyetje është bërë para 3-4 muajve, por për shkak të rrethanave në seancë të Kuvendit nuk ka ardhur, të njëjtën e ka pasur edhe ministri Valdrin Lluka. Megjithatë, në kuadër të kompetencave të ministrisë që ju drejtoni, ka të bëjë me një ndërtim pa leje në zonën e mbrojtur sanitare nga kompania rajonale e ujësjellësit “Radoniqi”. Pyetja për ministren është kjo: Vendimi i Qeverisë Nr. 09/127 i datës 24.03.2013, obligon Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të bëjë mbikëqyrjen e zonave të mbrojtura dhe zbatimin e masave mbrojtëse. Çfarë mase keni marrë ju, ministre dhe Inspektorati i ministrisë tuaj, për ndalimin e ndërtimit pa leje. A ka lëshuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pëlqim apo autorizim mjedisor për këtë objekt? Më lejoni gjithashtu, ministre, t’ju rikujtoj që nga Komuna e Gjakovës më datë 27.05.2015 është ndërprerë procedura e iniciuar sipas kërkesës së aplikuesit për dhënien e lejes së ndërtimit për objektin e rojave në digë, si është prezantuar atëherë, nën ngastrën kadastrale me nr. 88/1, zona kadastrale Radoniq, meqenëse pala nuk ka prezantuar dokumentacionin e kërkuar. |
Fatmir Matoshi | Po |
08/02/2018 | Infrastrukturë |
Gjatë vizitës tuaj në komunën e Gjakovës më 7 shkurt 2018, Ministër Lekaj, ju bashkë me in e komunës së Gjakovës keni deklaruar se keni nënshkruar 5 marrëveshje për projekte të Infrastrukturës, në vlerë prej 14 milionësh, përfshi këtu ndërtimin e Qarkore
Lexo më shumë
Gjatë vizitës tuaj në komunën e Gjakovës më 7 shkurt 2018, Ministër Lekaj, ju bashkë me in e komunës së Gjakovës keni deklaruar se keni nënshkruar 5 marrëveshje për projekte të Infrastrukturës, në vlerë prej 14 milionësh, përfshi këtu ndërtimin e Qarkores së Gjakovës. Ministër, cilat janë katër projekte të tjera të cilat i keni nënshkruar me komunën, pasi në buxhetin e miratuar të vitit 2018, projekti i ri është vetëm Qarkorja e Gjakovës dhe rruga Bërdosanë – Rezinë. Të gjitha projektet e tjera të buxhetit janë bartura dhe miratuara me buxhetin e vitit 2017. Projekti i Qarkores së Gjakovës me të gjitha segmentet e veta të diskutuara, të negociuara dhe dakorduara në mes: BERZH, komunës së Gjakovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës në vitin 2017 është i vlerës 25 milion euro, prej të cilave 7 milion kanë qenë obligim për financim të komunës ndërsa 17 milion obligim I Ministrisë së Infrastrukturës. Ministër në buxhetin e Kosovës të miratuar për vitin 2018 bashkë me kornizën afatmesme të shpenzimeve, Qarkorja e Gjakovës është me vlerë 6 milion euro për tri vite dmth 2 milion euro investime ne vit, nga buxheti i Kosovës. A ka në listën e investimeve strategjike me BERZH, Ministria e Infrastrukturës edhe projektin e Qarkorës së Gjakovës sikur ishte e planifikuar më parë, pasi me vlerat e prezantuara nuk do të arrihet as zgjerimi i hyrjeve të qytetit të Gjakovës, pa përfshirë këtu shpenzimet e tjera të shpronësimit dhe obligimet e tjera. Pse në listën e projekteve të diskutuara me BERZH- in nuk e keni përfshirë edhe Qarkoren e Gjakovës sipas planifikimit të mëhershëm? |
Pal Lekaj | Jo |
02/03/2018 | Administratë |
Gjatë raportimit tuaj pranë Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, Energji dhe Infrastrukturë, më datë 07 shkurt, në pyetjen e deputetëve për procesin e përzgjedhjes jashtë standardit të Sekretarit të MTI-së, ju Ministër keni deklaruar: &ldq
Lexo më shumë
Gjatë raportimit tuaj pranë Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, Energji dhe Infrastrukturë, më datë 07 shkurt, në pyetjen e deputetëve për procesin e përzgjedhjes jashtë standardit të Sekretarit të MTI-së, ju Ministër keni deklaruar: “Përzgjedhja ka qenë në rregull, por ndoshta përzgjedhja e personit të përfolur do t’ia prishë çerdhen dikujt dhe tani po kemi reagime të pabaza”. Në vazhdimin e pyetjes time për “çerdhen” e kujt po flisni, Ju ministër u përgjigjet: “çerdhen tuaj”. Ministër, kush janë personat në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë të cilët I identifikoni të “çerdhes” time nga koha sa isha Ministre e Tregtisë dhe Industrisë. A i keni verifikuar përgatitjen profesionale të këtyre personave dhe procesin e përzgjedhjes së tyre? Ҫfarë masash keni ndërmarrë për prishjen e kësaj “çerdheje”? |
Bajram Hasani | Jo |
16/04/2018 | Mjedis |
Pyetja është: Buxheti i miratuar i Kosovës për vitin 2018 në ministrinë tuaj përmban investime nga ministria për impiantin e ujërave të zeza në Prishtinë, 2 milionë e 700 mijë euro investim; impiantin e ujërave të zeza në Pejë, 3 milionë e 800 mijë euro
Lexo më shumë
Pyetja është: Buxheti i miratuar i Kosovës për vitin 2018 në ministrinë tuaj përmban investime nga ministria për impiantin e ujërave të zeza në Prishtinë, 2 milionë e 700 mijë euro investim; impiantin e ujërave të zeza në Pejë, 3 milionë e 800 mijë euro investim, por nuk ka asnjë vijë buxhetore për projektin e impiantit të ujërave të zeza në Gjakovë. Nga cila kategori, ministre, do t’i ndihmoni ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza të Gjakovës dhe nëse do t’i ndihmoni, me çfarë vlere është ajo ndihmë? |
Fatmir Matoshi | Po |
16/04/2018 | Sport |
Ministër, njëjtë sikur edhe ministrja Reshitaj, në vizitën tuaj më 7 shkurt 2018 keni përmendur projektet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për komunën e Gjakovës. Në mesin e tyre edhe kompleksin e tenisit, projekt ky i tenderuar dhe me kontr
Lexo më shumë
Ministër, njëjtë sikur edhe ministrja Reshitaj, në vizitën tuaj më 7 shkurt 2018 keni përmendur projektet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për komunën e Gjakovës. Në mesin e tyre edhe kompleksin e tenisit, projekt ky i tenderuar dhe me kontratë të nënshkruar në vlerë prej 489 mijë eurosh. Për informatën tuaj, ministria që ju e drejtoni për vitin 2018 ia ka hequr po të njëjtit projekt 350 mijë euro, duke e lënë me vetëm 100 mijë euro të destinuara për ndërtimin e saj. Sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, ju dhe Komuna e Gjakovës bashkërisht jashtëligjshëm keni sjellë vendim të ndërhyni në territorin e projektit të tenderuar dhe planifikoni të ndërtoni një terren sintetik të futbollit, gjithashtu bashkëfinancim me ministrinë tuaj. Ministër, si planifikoni të financoni punimet e terrenit të tenisit, pasi keni tërhequr shumën prej 350 mijë eurosh nga vlera fillestare edhe nënshkrimi i kontratës? Si dhe a jeni konsultuar bashkë me Komunën e Gjakovës kur keni ndërhyrë në projektin e fushave të tenisit? Rrjedhimisht, si e shpjegoni faktin se ndërhyrjet në territorin e projektit, përkundër që kontrata është e nënshkruar prezantojnë shkeljet e Ligjit të prokurimit, Udhëzimi administrativ numër 06/2011, neni 33, specifikimet e sasive në tender dhe në kontrata. |
Kujtim Gashi | Po |
30/01/2019 | Mjedis |
Vetëm një përmbledhje të shkurtër për kryeministrin. Pyetja është që u bënë një vit prejse kur ky Kuvend ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për kualitetin e ajrit dhe ka nxjerrë një rezolutë me 18 pika. Pyetja për kryeministrin është: pas një viti cila
Lexo më shumë
Vetëm një përmbledhje të shkurtër për kryeministrin. Pyetja është që u bënë një vit prejse kur ky Kuvend ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për kualitetin e ajrit dhe ka nxjerrë një rezolutë me 18 pika. Pyetja për kryeministrin është: pas një viti cilat janë pikat, të cilat janë realizuar nga ajo rezolutë, duke ditur faktin se prej 18 pikave, një numër i konsiderueshëm i tyre kanë pasur afat gjashtëmujor dhe njëvjeçar, ndërsa cilësia e ajrit në Kosovë, në veçanti në Prishtinë, vazhdon të jetë mos më keq. |
Ramush Haradinaj | Jo |
30/01/2019 | Shëndetësi |
Ligji për Nr.O4/L-156 për kontrollin e duhanit është miratuar në Maj të vitit 2013.Me fillimin e zbatimit të ligjit është vërejtur një shkallë e kënaqshme e zbatushmërisë, me degradin të theksuar dy vite pas.
Ministër,Çka ka ndërmarrë Ministria
Lexo më shumë
Ligji për Nr.O4/L-156 për kontrollin e duhanit është miratuar në Maj të vitit 2013.Me fillimin e zbatimit të ligjit është vërejtur një shkallë e kënaqshme e zbatushmërisë, me degradin të theksuar dy vite pas. Ministër,Çka ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë gjatë mandatit tuaj për zbatimin e mirëfilltë të këtij ligji? Pse nuk po zbatohet ligji për kontrollin e duhanit në respektimin e ndalimit të prirjes së duhanit në vende publike? Këshilli ndërministrore për kontrollin e duhanit , A ka pasë takimi dhe a ka koordinim të palëve pjesëmarrëse gjatë mandatit tuaj? A keni reaguar ndonjëherë ju si Ministri përgjegjës në heqjen e shtojcav të lokaleve, të cilat janë të mbyllura dhe përdoren enkas për tymosje në kundërshtim të plotë me Ligjin për Kontrollin e Duhanit. |
Uran Ismaili | Jo |