Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
14/12/2017 | Sociale |
Pyetja ime ka të bëjë me çështjen për statusin për të drejtat e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë, i cili është miratuar më 25 maj 2016, kurse është dekretuar më 13.6.2016 nga
presidenti.
Mirëpo kjo kategori nuk ka filluar t’i gëzojë kompe
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me çështjen për statusin për të drejtat e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë, i cili është miratuar më 25 maj 2016, kurse është dekretuar më 13.6.2016 nga |
Skender Reçica | Po |
14/12/2017 | Sociale |
Pyetja ka të bëjë me Ligjin për veteranët e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili është ndryshuar me Ligjin 05/L-141, i cili e ka paraparë që të bëhet kategorizimi i veteranit, luftëtar të
UÇK-së, si përfitues i pensionit dhe be
Lexo më shumë
Pyetja ka të bëjë me Ligjin për veteranët e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili është ndryshuar me Ligjin 05/L-141, i cili e ka paraparë që të bëhet kategorizimi i veteranit, luftëtar të |
Skender Reçica | Po |
25/01/2018 | Energji |
I nderuar ministër, Të nderuar kolegë deputetë, Siç jeni në dijeni, pas hetimit që ka zhvilluar Avokati i Popullit, ushtrimet e padisë edhe Gjykata e Apelit pas Gjykatës Themelore ka vendosur që të pezullohet vendimi i Zyrës së Rregullatorit të 31 Energj
Lexo më shumë
I nderuar ministër, Të nderuar kolegë deputetë, Siç jeni në dijeni, pas hetimit që ka zhvilluar Avokati i Popullit, ushtrimet e padisë edhe Gjykata e Apelit pas Gjykatës Themelore ka vendosur që të pezullohet vendimi i Zyrës së Rregullatorit të 31 Energjisë, i cili detyronte qytetarët, pra konsumatorët që nëpërmjet faturave të energjisë të paguajnë për energjinë që nuk e kanë shpenzuar vetë, po që është shpenzuar nga konsumatorët e katër komunave veriore të Republikës së Kosovës. Pyetja ime, që është shqetësim i shumë qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës, drejtuar ministrit është: Cila do të jetë mënyra dhe kur do të fillojë kompensimi i konsumatorëve, të cilët padrejtësisht janë faturuar për energjinë elektrike, të cilën nuk e kanë shpenzuar dhe cilat veprime i keni ndërmarrë deri më tani që të fillojë zbatimi i marrëveshjes së Brukselit për energjinë? |
Valdrin Lluka | Po |
25/01/2018 | Energji |
Nëse do të kishte pasur mundësi ministri të na japë një afat kohorë ose më konkretisht, këto janë tema shqetësuese dhe a do të bëhet ndonjë afat ose ndonjë marrëveshje më konkrete?
Nëse do të kishte pasur mundësi ministri të na japë një afat kohorë ose më konkretisht, këto janë tema shqetësuese dhe a do të bëhet ndonjë afat ose ndonjë marrëveshje më konkrete? |
Valdrin Lluka | Po |
25/01/2018 | Ekonomi |
Pyetja ime lidhet me pyetjen e mëhershme. Energjia elektrike që është shpenzuar nga konsumatorët e katër komunave veriore të Republikës së Kosovës, pra ZRRE-ja ka obliguar konsumatorët e pjesës tjetër që përmes faturave mujore të paguajnë. Në media është
Lexo më shumë
Pyetja ime lidhet me pyetjen e mëhershme. Energjia elektrike që është shpenzuar nga konsumatorët e katër komunave veriore të Republikës së Kosovës, pra ZRRE-ja ka obliguar konsumatorët e pjesës tjetër që përmes faturave mujore të paguajnë. Në media është raportuar, i nderuar ministër, se edhe për ujin e pijes të shpenzuar nga konsumatorët e katër komunave veriore është duke paguar Qeveria e Republikës së Kosovës. Pyetja ime është: A është e vërtetë se për ujin e pijes që shpenzohet nga konsumatorët e katër komunave veriore, është duke paguar Qeveria? Nëse po, cila është baza ligjore dhe sa është vlera mujore dhe vjetore që paguan Qeveria? Nëse është duke paguar Qeveria e Kosovës për ujin e pijes për komunat veriore, cilat veprime do të ndërmerren pas situatës së krijuar apo vendimet e gjykatës në raport edhe me energjinë elektrike, të cilën edhe e ceka më herët? Po ashtu pyetja është edhe për mbeturinat në këtë pjesë të Kosovës, kush është duke paguar? |
Valdrin Lluka | Po |
12/07/2018 | Punë të Brendshme |
Faleminderit, nën! Pyetja ime ka të bëjë me çështjen e pranimit të zyrtarëve të rinj policorë. Në këtë rast ka pasur një interesim shumë të madh të qytetarëve, të cilët kanë aplikuar në këtë konkurs, siç është raportuar edhe përmes mediave numri i aplika
Lexo më shumë
Faleminderit, nën! Pyetja ime ka të bëjë me çështjen e pranimit të zyrtarëve të rinj policorë. Në këtë rast ka pasur një interesim shumë të madh të qytetarëve, të cilët kanë aplikuar në këtë konkurs, siç është raportuar edhe përmes mediave numri i aplikantëve ishte afërsisht diku 18 mijë. Policia e Kosovës, si institucion kryesor i zbatimit të ligjit, në vazhdimësi është vlerësuar një nga institucionet më profesionale dhe të besueshme për qytetarët. Prandaj, edhe interesimi i të rinjve dhe të rejave ka qenë shumë i madh për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve. Pyetja ime për ministrin Bejtush Gashi është: sa do të jetë numri i atyre që do të pranohen si zyrtarë të rinj policorë, pasi që në konkurs nuk është saktësuar një gjë e tillë? Në Policinë e Kosovës a është përmbushur kuota gjinore sipas Ligjit për barazi gjinore, nëse jo, a do të bëni përpjekje që të përmbushin këtë obligim ligjor? Në vazhdimësi ka pasur shqetësime të qytetarëve se punësimet në Kosovë po bëhen vetëm me militantë partiakë dhe familjarë të ngushtë dhe zyrtarëve të lartë politikë. Cilat veprime i keni ndërmarrë ju si ministër dhe Policia që ky proces të zhvillohet normal dhe të arnohen ata aplikantë që i plotësojnë kushtet dhe kriteret, pra të mos ketë diskriminime? Faleminderit! |
Bejtush Gashi | Po |
12/07/2018 | Shëndetësi |
Faleminderit, nën! Po e parashtroj pyetjen, meqenëse ministri edhe në seancën e kaluar mungoi me një arsyetim, kurse sot mungon dhe nuk ka arsyetim, pse nuk është t’ju përgjigjet pyetjeve, të cilat u drejtohen edhe janë shqetësime të qytetarëve. Py
Lexo më shumë
Faleminderit, nën! Po e parashtroj pyetjen, meqenëse ministri edhe në seancën e kaluar mungoi me një arsyetim, kurse sot mungon dhe nuk ka arsyetim, pse nuk është t’ju përgjigjet pyetjeve, të cilat u drejtohen edhe janë shqetësime të qytetarëve. Pyetja ime ka të bëjë me çështjen apo shqetësimin e qytetarëve me mungesë të shërbimeve që kanë të bëjnë me aparaturat mjekësore, të cilat janë jashtë funksionit, siç është edhe rasti me rezonancën magnetike, e cila shpeshherë po jetë jashtë funksionit dhe në këtë rast, lista e pritjes së pacientëve është shumë e gjatë dhe qytetarët duhet të presin për një periudhë shumë të gjatë deri në kryerjen e një rezonance magnetike për diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme. Në mungesë të rezonancës magnetike, shumica e qytetarëve po detyrohen të presin shumë gjatë për të marrë këtë shërbim, kurse pjesa e qytetarëve që kanë urgjenca detyrohen të marrin shërbime në institucionet private, e ku kostoja e këtij shërbimi është shumë e shtrenjtë. Pyetja ime drejtuar ministrit, i cili besoj do të përgjigjet në seancën e radhës është: a keni ndonjë plan për blerje të pajisjeve të reja, pasi që shumica e pajisjeve mjekësore janë shumë të vjetruara dhe përkundër servisimit të tyre, ato shumë shpesh po dalin jashtë funksionit dhe a ka një kërkesë apo a keni ndonjë planifikim konkret për blerje të aparaturës së rezonancës magnetike? Faleminderit! |
Uran Ismaili | Po |
23/07/2018 | Shëndetësi |
Nëse ka mundësi ministri, të na japë një periudhë më të saktë, se kur do të kryhet ky realizim i blerjes së rezonancës magnetike, se kjo listë është jashtëzakonisht e madhe e pacientëve që po detyrohen në shumë raste të shkojnë nëpër spitale private, ku
Lexo më shumë
Nëse ka mundësi ministri, të na japë një periudhë më të saktë, se kur do të kryhet ky realizim i blerjes së rezonancës magnetike, se kjo listë është jashtëzakonisht e madhe e pacientëve që po detyrohen në shumë raste të shkojnë nëpër spitale private, ku dihet se çmimet janë jashtëzakonisht shumë të shtrenjta dhe nuk mund të përballohen nga qytetarët dhe pagat e tyre. Faleminderit! |
Uran Ismaili | Po |