Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
03/05/2018 | Infrastrukturë |
A është caktuar lokacioni i saktë se nga do të kalojë traseja e kësaj autostrade në veçanti në territorin e komunës së Istogut, sepse ka shqetësime sidomos për banorët e komunës së Istogut dhe bizneset e asaj zone për njerin propozim që kjo trase të kalo
Lexo më shumë
A është caktuar lokacioni i saktë se nga do të kalojë traseja e kësaj autostrade në veçanti në territorin e komunës së Istogut, sepse ka shqetësime sidomos për banorët e komunës së Istogut dhe bizneset e asaj zone për njerin propozim që kjo trase të kalojë rrëzë bjeshkëve së Istogut që do të ndikonte negativisht në zhvillimin e turizmit, agroturizimit, turizmit malor në pjesët më piktoresketë kësaj treve. |
Pal Lekaj | Jo |
17/05/2018 | Shëndetësi |
Mbikëqyrja dhe menaxhimi i mbeturinave nga produktet medicinale të gjeneruara nga institucionet publike dhe provate në Republikën e Kosovës. Si është gjendja me identifikimin, klasifikimin dhe monitorimin e mbeturinave që gjenerohen nga institucionet shë
Lexo më shumë
Mbikëqyrja dhe menaxhimi i mbeturinave nga produktet medicinale të gjeneruara nga institucionet publike dhe provate në Republikën e Kosovës. Si është gjendja me identifikimin, klasifikimin dhe monitorimin e mbeturinave që gjenerohen nga institucionet shëndetësore publike dhe private në Republikën e Kosovës? |
Uran Ismaili | Jo |
17/05/2018 | Bujqësi dhe Blegtori |
Kohëve të fundit në disa treva të Republikës së Kosovës ka pasur të reshura breshëri të cilat në masë të konsiderueshme kanë dëmtuar shumë kultura bujqësore.
A keni të dhëna të sakta për shumën totale të dëmëve të shkaktuara dhe cilat janë masat e ndë
Lexo më shumë
Kohëve të fundit në disa treva të Republikës së Kosovës ka pasur të reshura breshëri të cilat në masë të konsiderueshme kanë dëmtuar shumë kultura bujqësore. A keni të dhëna të sakta për shumën totale të dëmëve të shkaktuara dhe cilat janë masat e ndërmarra nga ministria që ju e drejtoni në kompensimin e dëmeve të shkaktuara për agroprodhuesit e prekur nga këto fatkeqësi elementare? |
Nenad Rikalo | Jo |
05/06/2018 | Infrastrukturë |
Atëherë pyetja për ministrin e Infrastrukturës, zotin Pal Lekaj, është: ka shqetësime që traseja e autostradës që do t’i lidhë disa komuna të rrafshit të Dukagjinit janë duke qarkulluar që janë dy 20 ide: njëra të respektohet traseja ekzistuese e r
Lexo më shumë
Atëherë pyetja për ministrin e Infrastrukturës, zotin Pal Lekaj, është: ka shqetësime që traseja e autostradës që do t’i lidhë disa komuna të rrafshit të Dukagjinit janë duke qarkulluar që janë dy 20 ide: njëra të respektohet traseja ekzistuese e rrugëve të vjetra magjistrale dhe një ide që po qarkullon që do të shkojë rrëzë Bjeshkëve të Nemuna. Ka mjaft shqetësime nga qytetarët e komunës së Istogut, bizneset atje, sepse po të fillohet nga Burgu i Dubravës, ajo pjesë që po mendohet që traseja të shkojë kah bjeshkët do të shkatërrojë mjaft biznese, turizëm, agroturizëm, turizëm malor, ku është zona më e bukur e komunës së Istogut. Janë bërë investime edhe nga ana e Kuvendit Komunal atje, edhe bizneseve, kështu që i bëj apel ministrit Leka, sepse tani kemi informata që një kompani sapo e ka marrë tenderin për ta projektuar trasenë. Unë dua të besoj që edhe komunat e tjera fqinje do të reagojnë, sepse vërtet po të orientohet traseja në atë pjesë që është pjesa më e bukur turistike dhe njerëzit, edhe komuna, edhe personat fizikë, edhe juridikë, edhe bizneset kanë bërë investime të jashtëzakonshme, do ta shkatërrojë do të thotë atë investim të njerëzve e të Komunës dhe është një nga asetet më me vlerë të komunës së Istogut. |
Pal Lekaj | Jo |
12/07/2018 | Drejtësi |
Komuna e Istogut ka kohë që nuk ka fare zyrë noterie, pasojat e mungesës së një noteri në një komunë janë të njohura, dëmtojnë qytetarët, bizneset dhe ngarkojnë sistemin gjyqësor. Si e keni të paraparë të mbulohen komunat me noter dhe kur do të zgjidhet
Lexo më shumë
Komuna e Istogut ka kohë që nuk ka fare zyrë noterie, pasojat e mungesës së një noteri në një komunë janë të njohura, dëmtojnë qytetarët, bizneset dhe ngarkojnë sistemin gjyqësor. Si e keni të paraparë të mbulohen komunat me noter dhe kur do të zgjidhet kjo çështje për qytetarët e Istogut? |
Uran Ismaili | Jo |
30/01/2019 | Punë të Jashtme |
Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është ratifikuar me datën 21.03.2018 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës , në këtë marrëveshje ndërshtetrore është paraparë që në afatin kohor prej dy vitesh të rishikohet vija kufirare në mes të dy shteteve.
Z
Lexo më shumë
Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është ratifikuar me datën 21.03.2018 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës , në këtë marrëveshje ndërshtetrore është paraparë që në afatin kohor prej dy vitesh të rishikohet vija kufirare në mes të dy shteteve.
Z.Kryeministër,po bëhen gati një vit nga reatifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi , cilat janë veprimet e Komisionit Shtetëror të Kosovës sa i takon kësaj çështje dhe a ka hapa konkret sa i takon vijës kufitare Kosovë- Mali i Zi. |
Ramush Haradinaj | Jo |