E nderuara deputete, cili është qëndrimi i PSD-së në lidhje me Ligjin për Objektet pa Leje, përkatësisht për ato objekte të cilat do të futen në listën e pritjes. Babai im i ndjerë ka blerë truall në Prishtië në vitin 1985, ndërsa ka ndërtuar shtëpinë në vitin 1995. Tani në kadastër po figuron që shtëpia jonë është në pronë publike. Si mendoni që t’i zgjedhin këto probleme, me sa kam pa, ekziston një numër i madh i qytetarëve që ka të njëjtat telashe. Me respekt, Agimi!
I nderuar Agim,
Faleminderit për pyetjen tuaj. Ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje ka kaluar në Kuvend para disa muajsh dhe Ministria e Planifikimit Hapësinor ka qenë përgjegjëse për hartimin e akteve nënligjore që pastaj komunat të fillojnë legalizimin e tyre. Me sa jam në dijeni aktet nënligjore janë miratuar dhe tani komunat janë duke i pranuar kërkesat për legalizim. Ju duhet të aplikoni tek Drejtoria e Urbanizmit në komunë ku edhe do ju japin më shumë detaje rreth kushteve të legalizimit. Nuk besoj se do ketë problem për legalizimin e shtëpive apo ndërtesave që janë në përputhje me planet urbanistike, problemi qëndron tek shtëpitë që janë të ndërtuara në toka publike.
Unë uroj që ju ta legalizonin shtëpinë tuaj shpejt dhe pa probleme.
Sinqerisht,
Shqipja
E nderuar deputete, në Ligjin për Zyrtarët Publik, neni 3, thuhet se ky ligj nuk zbatohet për funksionarët publik me status të veçantë. Ndërsa Ligji për Pagat, neni 13, përjashton këtë kategori nga çdo shtesë tjetër përveç shtesës së përcaktuar me nenin 14. A nënkupton kjo që funksionarët me status të veçantë (konkretisht policisë) maksimumi i të gjitha shtesave mund të jetë 40%, duke përfshirë rrezikshmërinë, orët jashtë orarit të punës si dhe shtesat tjera? Me respekt!
Përshëndetje Driton faleminderit për pyetjen! Në ligjin për pagat jemi munduar që të ulim llojet e shumta të shtesave duke i përfshirë shumin prej tyre në pagën bazë, Pra i kemi rritë koeficientet por e kemi ulë numrin dhe llojin e shtesave. Në ligj po ashtu përcaktohen vetëm kornizat kryesore dhe niveli më i lartë i shtesave brenda një kategorie të caktuar por detajet pastaj përcaktohen me rregullore të cilat do i hartojë qeveria. Prandaj për detajet rreth shtesave që ju gëzoni ju lutëm drejtojuni Ministrisë së Administratës Publike të cilët janë më të thirrur për të bërë edhe interpretimin e neneve të caktuara të ligjit.
Sinqerisht,
Shqipja
Përshëndetje znj.Pantina, e lexova në këtë platformë përgjigjen që keni dhënë në një pyetje në lidhje me përvojën e punës. Është edhe një problem me rregulloren 02/2010 për rekrutim në shërbimin civil, sipas së cilës diploma e fakultetit është kusht vetëm për të fituar të drejtën në intervistë me shkrim, kurse nuk poentohesh për suksesin në studime si një me mesatare 6 sikurse ai me mesatare 10 por vetëm e fiton të drejtën e intervistimit. Ndërsa një student me mesatare 10 vlerësohet nga një komision që mesatarja e tyre e studimeve mund të jetë 6. Pse nuk vlerësohet edhe suksesi i studimeve dhe a mund të ndryshohet kjo me ligj?
Përshëndetje Dren, siç e keni potencuar edhe ju çështja e përvojës së punës dhe rregullat tjera në lidhje me rekrutimin në pozita të ndryshme në stafin civil, rregullohen me akte nënligjore pra me Rregullore të cilën në këtë rast e nxjerr Ministria e administratës publike e jo Kuvendi. Unë besoj se Ministria do të organizoj dëgjime publike kur të I harton rregulloret dhe unë ju inkurajoj që këto propozime tuajat të i adresoni tek grupi i punës për hartimin e rregullores. Unë do e përcjell shqetësimin tuaj dhe të shumë të rinjve të posa diplomuar tek MAP por ju inkurajoj që këtë ta bëni edhe ju ngase siç e përmenda më lartë ata janë hartuesit e Rregullores
Suksese, Shqipja
E nderuara deputete, a mund ta sqaroni përse gardianët nuk janë përfshirë në shtojcën e koeficientëve në Ligjin për Paga? Me respekt!
Përshëndetje Agim, shtojca e koeficienteve në ligjin për pagat paraqet grupimin e kategorive kryesore të pozitave në sektorin publik. Në rast se një i punësuar në sektorin publik nuk e gjen pozitën e tij/saj aktuale në këtë shtojë ai ose ajo duhet të shkoj të shikoj Ligjin për zyrtarët publik për të parë nëse institucioni ku ai punon ka status të veçantë dhe pozitat rregullohen me akte tjera nënligjore. Gardianët kanë status të veçantë (ngjashëm si policia) dhe pozitat e tyre do të rregullohen me akte nënligjore por gjithsesi do të jenë brenda njërës nga kategoritë e paraqitura në shtojcën e koeficienteve. Për më shumë detaje se si do të rregullohet përcaktimi I koeficienteve ju lutem drejtohuni tek Ministria për Administratë Publike e ila është përgjegjëse për hartimin e rregulloreve. Me respekt, Shqipe Pantina
Përshëndetje deputete e nderuar, uroj të jeni mirë dhe punët po ju ecin mirë! Kam një pyetje rreth ligjit të sapo aprovuar në Kuvend, Ligji për zyrtarët publik. Tek Ligji për zyrtarët publik, ajo çka po më intereson më së shumti (e di që gjatë sesioneve informuese që i mbante ministri i MAPL-së, e pati theksuar që me këtë pako eleminohet edhe një element shumë me rëndësi që ka qenë për të papunësuarit, e që është përvoja mbas diplomimit), po dua të më marrë një përgjigje konkrete. A është në këtë pako që ka kaluar në Kuvend dhe kjo pjesa e përvojës mbas diplomimit dhe që ka qenë një hendikep shumë i madh për profesionist, për të sapo diplomuarit dhe të diplomuarit po që nuk kanë arrit që të bëjnë përvojë mbas diplomimit dhe që janë penalizu nëpër konkurse në institucione publike. Nëse mundeni të më jepni një përgjigje definitive, sepse tek Ligji për zyrtarët publik ka qenë ajo pikë që e ceka dhe nëse vlen zbatueshmëria me ligjin e ri, a hyn në fuqi edhe kjo mbas 9 muajve apo hyn në fuqi menjëherë?
Përshëndetje Qëndresa! Faleminderit për pyetjen. E kuptoj se është shqetësim i madh për të posa diplomuarit për të konkurruar në shumë pozita ngase njëra nga kërkesat pothuajse çdo herë është edhe përvoja e punës. Me ligjin rekrutimi, për pozita të caktuara në shërbimin civil do të bëhet në grup dhe procesi do të menaxhohet nga Ministria e Administratës Publike. Për disa pozita të caktuara e sidomos ato drejtuese përvoja e punës do të mbetet njëri nga kriteret por për disa pozita tjera përvoja e punës nuk është kriter. Por kjo do të rregullohet me në detaje me akte nënligjore që I nxjerr Ministria e Administratës Publike. Megjithatë çështja e përvojës së punës do të rregullohet edhe ligjin për vullnetarizëm që ata student që kryejnë punë të caktuara vullnetarë gjatë studimeve ky angazhim të ju njihet si përvoje e punës. Ligji për zyrtarë publik hynë ne fuqi 6 muaj pas publikimit në gazetën zyrtare e që i bie në shtator të këtij viti. Me respekt!