Përshëndetje e nderuara deputete znj.Haxhiu, a mund ta di se pse nuk po rregullohet çështja e punëtorëve të sektorit privat nëpërmjet ligjit, ku qëndron problem apo kujt po i konvenon kjo bllokadë? Falemnderit për mirëkuptim!
Përshëndetje deputetja znj.Osmani, deshta të pyes rreth autostradës së Gjilan – Prishtinë. A nuk mendoni se po na vështirson rrugën me këtë autostradë sepse unë nuk besoj se kjo është për të mirën e gjilanasëve por vetëm për interes të njerëzve të cilët merren me këtë autostradë.
Autostrada Prishtinë-Gjilan është bërë me qëllim të lehtësimit të udhëtimit të qytetarëve dhe lidhjes me dy akse rrugore, Autostradën Prishtinë-Shkup, dhe Koridorin e tetë që lidhë Evropën Juglindore me Athinën. Ky projekt ka të kryer edhe studimin e fizibiltetit. Unë shpresoj që kompanitë që merren me ndërtimin e këtij projekti t’i përmbahen normave profesionale dhe etike dhe mos të këtë praktika korruptive gjatë realizimit të projektit.
Përkundër arsyetimit të kësaj autostrade, qeveria e tanishme kanë propozuar edhe autostrada të reja që shkojnë me shpenzime deri në 1 miliardë euro, përkundër faktit që BERZH pati dhënë rekomandim që të kryhet me 70-80 milionë euro. Ky prandaj është keqpërdorim i parasë publike. Qeveria duhet të ndryshojë logjikën e qeverisjes dhe në vend se të shpenzojë mbi 80% të buxhetit në asfallt e paga, duhet t’i drejtojë investimet tek njerëzit, pra në shëndetësi e arsim.
Në cilësinë tuaj si Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe deputete që jeni marr një kohë të gjatë me këtë fushë, cili është roli juaj për të mbikëqyrë ligjet e Ministrisë së Jashtme sa i përket rritjes së profesionalizmit dhe uljes së ndikimit politik e partiak në diplomaci?
Përshëndetje e nderuar deputete, përgëzime për mandatin e ri! Kam një pyetje në lidhje me politikën e jashtme. Duke parë trendin në procesin e njohjeve sa është bërë në këtë drejtim dhe se a është në agjendë krijimi i grupeve miqësore me vendet që ende nuk kanë njohur Kosovën?