Pyetjet drejtuar deputetit Muharrem Nitaj

  • 23/07/2019 Pyet: Argetim Suharekë

    Përshëndetje deputeti Nitaj, deshta të të pyes lidhur me plotësim/ndryshimin e Ligjit për Automjete. Pse ky projektligj ende nuk ka ardhur në Kuvend për miratim ose jo, por po zvarritet?

     

    25/07/2019 Pas 1 ditëve

    Ligji për automjete ka pësuar ndryshime që nuk kanë qenë të votuara në Komision, prandaj nuk është votuar as në seancë plenare. Tani është në proces të rikthimit në lexim të tretë në Komisionin për Zhvillim Ekonomik. 

    Kur të kalojë leximi i tretë nxirret për votim në seancë plenare.