Pyetjet drejtuar deputetit Bilall Sherifi

  • 11/04/2019 Pyet: Mirsad Kaçanik Pyetje per dialogun

    I nderuar deputet z.Bilall Sherifi ju zgjodha ju sepse si qytetar i Republikës së Kosovës kam besim tek ju dhe mendoj se më jepni përgjigje të sinqertë. Pyetja është kjo: A do të bëhet ratifikimi i kufirit me Serbinë dhe nëse bëhet a është patjeter të bëhet? Respekt për ju i nderuar!

  • 01/03/2019 Pyet: Agon Lipjan

    Përshëndetje z.Sherifi, ju si shef i grupi parlamentar i Nisma për Kosovën, çfarë qëndrimi keni për taksën e vendosur kundër mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. A jeni për ose kundër kësaj takse?

  • 02/02/2019 Pyet: Kreshnik Prishtinë

    Përshëndetje i nderuar deputet z.Sherifi, kur do të bëhet Ligji për punëtorët në sektorin privat? Pasi që dihet se në sektorin privat ka shumë shkelje të të drejtave të punëtorëve, si në paga dhe në orar të punës. Sektori privat është më i shkelur dhe i lënë anash nga ana e shtetit, sa do që rriten pagat në sektorin publik kjo ndikon në mënyrë negative tek sektori privat sepse menjëherë ka ngritje të çmimit të artikujve e kjo ndikon në xhepin e qytetarëve të cilët punojnë në sektorin privat.

  • 04/12/2018 Pyet: Blerimi Klinë

    Si do ta përshkruanit regresin nga gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës e deri gjyqësori selektiv e deponi lëndësh të pa shqyrtuara, a është edhe ky një rezultati i mos - liberalizimit të vizave?