E nderuara deputete, cili është qëndrimi i VV-së në lidhje me Ligjin për Objektet pa Leje, përkatësisht për ato objekte të cilat do të futen në listën e pritjes. Babai im i ndjerë ka blerë truall në Prishtië në vitin 1985, ndërsa ka ndërtuar shtëpinë në vitin 1995. Tani në kadastër po figuron që shtëpia jonë është në pronë publike. Si mendoni që t’i zgjedhin këto probleme, me sa kam pa, ekziston një numër i madh i qytetarëve që ka të njëjtat telashe. Me respekt, Agimi!
Përshëndetje e nderuara deputete znj.Haxhiu, a mund ta di se pse nuk po rregullohet çështja e punëtorëve të sektorit privat nëpërmjet ligjit, ku qëndron problemi?
I nderuar Besart,
ju falenderoj për pyetjen tuaj. Më lejoni të ju informoj që Ligji i Punës i cili është në fuqi, nuk parasheh dallime ndërmjet punëtorit në sektorin privat dhe publik. Në nenin 2 të tij, ku flitet për fushën e zbatimit thuhet se:" Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të punësuarit dhe punëdhënësit e sektorit privat dhe publik në Republikën e Kosovës"
Por pavarësisht këtij obligimi, problemi po qëndron tek niveli i zbatimit të tij dhe padyshim që moszbatimi i ligjit sjell probleme të mëdha tek punëtorët dhe ky problem qëndron tek shume institucione me ligje te tjera, për shkak mentalitetit. Tani është në shqyrtim projektligji i ri i punës, duhet parë mundësitë se si të adresohet sërish kjo por poashtu Kuvendi dhe komisioni përkatës, duhet të filloj me mbikëqyrjen e zbatimit të tij, pra duhet të gjinden format e presioneve për zbatim dhe sanksione për të gjithë ata që nuk zbatojnë këtë Ligj.
Ju falenderoj shumë!
Përshëndetje deputetja Haxhiu, sa kam informacion grupi juaj parlamentar I LVV-së nuk ka dërguar ndonjë anëtarë në komisionin Ad-Hoc për reformën pensionale, komision i cili është formuar qe disa muaj. Desha të di çfarë ka ndodhë me këtë komision meqense më nuk ekziston as në web faqen e Kuvendit të Kosovës dhe nuk ka asnjë informat lidhur me punën dhe angazhimin e këtij komisioni?
Përshëndetje znj. Haxhiu, po ju shkruaj lidhur me Ligjin për Skemat Pensionale. Ligjin në fuqi, avokati i popullit e ka cilësuar si ligj që shkelë të drejtat e njeriut dhe është diskriminues dhe i sygjeron MPMS-së që t’i bëj plotësim - ndryshimet e nevojshme mirëpo ende nuk ka reagim nga MPMS-ja. Ky ligj që nga viti 2016 ju ndalon marrjen e pensionit kontributdhënës të gjitha familjeve të dëshmorëve me arsyen që janë duke marrë benificion për dëshmorë, kurse Qeveria me vendim disa kategorive ua lejon. A është e mundur që ky ligj të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese?
Përshëndetje Dren, të falemnderit për pyetjen tënde. Në fakt Ligji për skemat pensionale, përmban në vete shumë probleme dhe një prej problemeve dhe padrejtësive që e kemi dëgjuar më së shpeshti është pikërisht problemi i parashtruar me pyetjen tënde. Sipas informacioneve që i kam Ministria është duke punuar në këtë çështje me anë të grupeve punuese, ndonëse nuk jam fare e informuar se cilat do të jenë ndryshimet. Çfarëdo ndryshimi që mund ta bëj, procedohet në seancë, më tej aty do të kemi mundësinë e adresimit të kësaj çështje dhe të tjerave të ngjashme.
Sa i perket Gjykates Kushtetuese, janë të drejta të kufizuara ( afati për kontestim nga deputetët dhe Avokati i Popullit ka kaluar). Ju si palë, jeni të obliguar t’i ndjekni mjetet e rregullta juridike para dërgimit në Gjykatën Kushtetuese.
Përshëndetje deputetja Haxhiu, pyetja ime ka të bëj me gjendjen jo të mirë të personave me aftësi të kufizuara. Ne si persona që i takojmë kësaj kategorie kemi mbetur në gjendje jo të mirë nga kjo keqqeverisja, me ç’rast unë si qytetarë i Republikës së Kosovës kam parashtruar kërkesë përmes emailit thuajse tek të gjithë ministrat, por që nuk kam marrë përgjigje nga asnjë. A mundeni ju të ndërmerrni diçka në këtë drejtim në Kuvend?
I nderuar Visar,
Ju kërkoj falje për kthim të përgjigjes me vonesë. Pajtohem që personat me nevoja të veçanta janë lënë në harresë dhe përballen me kushte të vështira.
Ju lutem, m'i dërgoni kërkesat që keni dhe do t'i adresojmë. Emaila ime është [email protected].