Pyetjet drejtuar deputetit Armend Zemaj

  • 08/02/2019 Pyet: Mjeku veterinare Prishtinë

    I nderuar z.Zemaj, kam respekt për punën dhe konstruktivitetin që tregoni në Kuvend marrë parasysh që i përcjellë vazhdimisht seancat plenare. E kam përcjellë edhe seancën kur u votua Ligji për Pagat dhe pyetja ime është kjo: Si ka mundësi që në seancën kur u votua Ligji për Pagat askush nga ju duke ju përfshirë edhe juve nuk keni diskutuar për një kategori e cila është shumë e rëndësishme në ruajtjen shëndetit publik dhe shëndetit të kafshëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës, askush nga ju nuk pyeti se përse në këtë ligj nuk gjenden si kategori Mjekët Veterinarë? Me respekt!

    22/02/2019 Pas 13 ditëve

    I nderuar faleminderit për pyetjen. 
    Ju keni parashtruar një pyetje me rëndësi që në kuadër të shqetësimeve tona ndaj këtij projektiligji kanë qenë edhe shumë mangësi në precizimin e pozicioneve në organizatat buxhetore. Përmes deputetëve tanë jemi njoftuar në vazhdimësi rreth aktivitetit në grup punues dhe njëherit edhe anagzhimi jonë i përbashkët ka qenë që shëndetsia të ketë përkrahjen maksimale dhe të dinjitetshme ku sigurisht edhe kategoria e mjekëve veterinar të ketë mbështetjen e respektuar. Agjencioni i veterinarisë dhe ushqimit e ka ruajt pozicionin edhe me Ligjin e pagave në avancimin e rritjes në nivel të pagave, por pavarsisht kësaj  në momentin e parë do të anagzhohem që të shoh saktë kategorizimin e mjekëve veterinar se si janë pozicionuar në Ligjin për pagat në sektorin publik. 
    Me respekt,
    Armendi