Përshëndetje z.Haxhiu, si pjesë e Komisionit për Punë dhe Mirëqenie Sociale çka keni bërë që pensionet kontributdhënës të gjithë familjeve të dëshmorëve u janë ndërprerë në vitin 2016, t’iu kthehet e drejta e marrjes së pensioneve që i’u takon, kur dihet që disa kategori janë duke i marrë pensionet e dyfishta. Avokati i popullit, MPMS i ka rekomanduar që ligji që rregullon skemat sociale ta ndryshojnë sepse i’u shkel drejtat e njeriut dhe është diskriminues.
I nderuar, faleminderit për pyetjen dhe që është një problem që mua me ka shqetësuar prej fillimit të mohimit të të drejtës se pensionit kontributdhënës për familjet e dëshmorëve që gëzojnë edhe pensionin nga benificionet e skemave të luftës. Këtë problem e kam ngritur në Kuvendin e Kosovës në deklarime, pytje parlamentare dhe në komisionin parlamentar.
Tani në takimin e fundit me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Reçica, javën e kaluar në Komision Parlamentar jemi dakorduar qe me Ligjin e ri për skemat pensionale të evitohet ky problem.
Përshëndetje i nderuar, desha t'iu pyes se pse ne veteranët që punojmë domethënë në sektorin privat nuk gëzojmë asnjë benificion dhe as pensione?
I nderuar, sipas Ligjit për Ndryshimin dhe Pltësimin e Ligjit Nr.04/L-261 Për Veteranët e Luftës së UÇK-së Nenit 16. Pika 4. Të drejtën në përfitim financiar e ka vetëm Veterani Luftëtar i UÇK-së, i cili plotëson kushtet e përcaktuara me këtë ligj.Kjo dispozit nuk ka lidhje me vendin e punës publik apo privat. Nese jeni Veteran Luftëtar ju gëzoni të drejtën në pension dhe benificione të tjera sipas ligjit.
Me respekt,
Bekim Haxhiu
Deputeti Haxhiu, kur do të munden personat e verbër, katergoria e parë të mos i nënshtrohen Komisioneve Mediko/Sociale shpesh përderisa ata nuk e dallojnë as dritën nga errësira? Kur personave të verbër do t’iu mundësohet pajisja me libreza të Verbërisë si në vendet e tjera të rajonit dhe të BE- së? A do të ndihmoni që Kushtetuta e Kosovës të zbatohet sa i përket lirisë së asocimit, gjegjësisht që të verbërit të mos detyrohen të asocojnë? A do të ndihmoni që të verbërit të punësohen sipas kualifikimeve e jo sipas listave? Nëse po, si?