E nderuara deputete, cili është qëndrimi i PDK-së në lidhje me Ligjin për Objektet pa Leje, përkatësisht për ato objekte të cilat do të futen në listën e pritjes. Babai im i ndjerë ka blerë truall në Prishtië në vitin 1985, ndërsa ka ndërtuar shtëpinë në vitin 1995. Tani në kadastër po figuron që shtëpia jonë është në pronë publike. Si mendoni që t’i zgjedhin këto probleme, me sa kam pa, ekziston një numër i madh i qytetarëve që ka të njëjtat telashe. Me respekt, Agimi!
Përshëndetje e nderuara deputete znj.Blerta Deliu-Kodra – Kodra, sipas të dhënave për shpenzimet e deputetëve në udhëtime jashtë vendit, shihet se ju keni pasur shumë udhëtime. Cilat kanë qenë rezultatet e takimeve të realizuara në kuadër të përmbushjes së agjendës Evropiane për Kosovën?
E nderuara deputete znj.Deliu- Kodra, sa jeni të angazhuar që çështjen e liberalizimit të vizave ta procedoni në agjendën e Këshillit të ministrave të BE-së që mbahet në mars 2019? Dihet që Presidenca e BE-së në gjashtë muajt e parë të këtij viti do t’I kaloj Rumanisë, por në votimin e fundit në PE, shumica e eurodeputetëve rumunë kanë votuar PRO heqjes së vizave, edhe pse Rumania nuk e njeh shtetesinë tonë! A mendoni se me një lobim më aktiv nga ana juaj tek krerët e BE-së ju imponohet Rumanisë vendosja në agjendë e çështjes së vizave? Ju dëshiroj punë të mbarë dhe gjitha të mirat!