Përshëndetje deputeti Haradinaj, po ju shkruaj prap lidhur me pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe premtimit publik të Kryeministrit nga partia juaj që do ndalohet e padrejta që u është bërë familjeve të dëshmorëve me ndalesën e pensioneve të dyfishta. Më jeni përgjigjur që është çështje ligjore dhe së shpejti do rregullohet, por po kalojnë më shumë se dy vite dhe ende ska asgjë. Keni formuar një komision ad hoc dhe që realisht është formuar sa për të marr mëditje dhe duke përcjellur punën e tyre shihet se as këtë vit kalendarik nuk ka asgjë. Pse kryeministri nuk e mori vendimin njëjtë sikur për pjestarët e FSK-së dhe ish TMK-së që deri në rregullimin e ligjeve t’iu lejohet edhe familjeve të dëshmorëve marrja e pensioneve të dyfishta, por të diskriminohen në këtë mënyrë.
Përshëndetje deputeti Haradinaj, pyetja ime ka të bëj me vendimin e Kryeministrit Harandinaj për pensionet e dyfishta, pse nuk janë përfshirë në vendimi e Qeverisë së Kosovës të datës 28.12.2018 edhe familjet e dëshmorëve për lejimin e marrjes së pensioneve të dyfishta njëjtë sikurse i’u lejua ish pjestarëve të FSK-së, edhe pse ishte premtimi i tij qysh në ditët e para të udhëheqjes së Qeverisë.
I nderuar, rreth pensionit të familjeve të dëshmorëve është e rregulluar me ligj të veçantë, jemi në proces të ri-amëndamentimit të këtij ligji që do e lejonte marrjen e pensionit të moshës dhe pensionit të familjarit të dëshmorit. Ligji për Skemat Pensionale i vitit 2015 është kundërshtuar fuqishëm nga ana ime.Respekt për ju!
Sinqerisht,
Daut Haradinaj
Përshëndetje i nderuar deputet z.Daut Haradinaj, kam respekt për ju dhe familjen e tuaj por desha ta bëj një pyetje. Për prindërit e familjeve të dëshmorve për të cilëve ju ka ndal pensioni i pleqërisë në Kosovë dhe që dy vite ata nuk i gëzojnë këto pensione gjë e cila mendoj që është shumë e padrejtë. Arsyetimi i tyre ka qenë që vetëm një pension është i lejuar që të mirret, ose ai i pleqërisë ose e familjes së dëshmorit. A ka ndonjë ndryshim kur votohet buxheti këtë muaj për këto familje të rëndësishme që kanë dhënë për Kosovën?
Përshëndetje i nderuar, jam qytetar i komunës së Kamenicës dhe po të shkruaj për një brengë që në të ardhmën mund të mos jetë fare e këndshme. Lajmin për autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë më së miri e kanë pritur qytetarët e harruar të komunës sonë. I ngazëllyer, unë fillova të shprehë interesim dhe rastësisht në webfaqen: https://www.distancefromto.net, arrij të shoh një plan, i shprehur në hartë, mirëpo papritur pashë dicka që në të ardhmen mund jo vetëm që të shkaktonte pakënaqësi për qytetarët tanë por edhe shpërngulje të mëtejme jashtë Kosovës. Unë nuk arrita të shoh ndonjë pikë hyrëse/dalëse për komunën e Kamenicës, (pikë e cila do duhej të ishtë në Crep). Andaj, i zhgënjyer më këtë fakt, në pamundësi të kontaktit me Ministrin Lekaj, të shkruaj ty me shpresën që do shprehni interesimin mbi këtë problem dhe të merrni masa që mos të na humb shpresa e vetme që kemi për zhvillimin e komunës sonë të ‘prapambetur’. Shpresoj që ajo hartë të jetë e gabuar. Faleminderit!
I nderuar deputet, kam një pyetje lidhur më Projektligjin për Ndërtimet pa Leje, mos miratimi i tij na ka bllokuar të gjitha ndërtimet pasi që nuk ka mundësi të zhvillohen punimet pa miratimin e këtij ligji. Tash e tri vite jemi në pritje, a mund ta shtyni këtë proces më shpejt përpara. Me respekt!
Ligji në fjalë është në procedurë dhe shumë shpejt do të marr epilogun e nevojshëm. Unë besoj që në afatin prej 35 ditë do të përfundoj ligji në fjalë. Respekt!