Me pak fjalë është ky shqetësimi im, arsyeja e paraqitjes së kësaj pyetje ka të bëj me Ligji Nr. 06/L- 032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim. Sipas këtij ligji dhe nenit 29, ka shkelje të të drejtave të studentëve që përfundojnë studimet në nivelin 2-të dhe të 3 - të të studimeve përkatësisht në Financa dhe Kontabilitet pasi ky ligj nuk ju njeh të drejtën që të licensohen si kontabilist e as si auditor dhe pse ata kryejnë hulumtime shkencore për Kontabilitet dhe Auditim. Për shkak se me këtë ligj ju kërkohet të gjithë të diplomuarve në Financa të marrin çertifikata pranë Shoqatave të Kontabilitetit. Pse po bëhet shkelja e të drejtave të studentëve?