Pyetjet drejtuar deputetit Glauk Konjufca

  • 01/02/2019 Pyet: Drilon Prishtinë

    Përshëndetje deputeti Konjufca, pyetja ime ka të bëj me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat. Problemi më i madh në sektorin privat qëndron tek zbatimi i kontratës kolektive, pse nuk ka reagim nga deputetët e Kuvendit kur dihet se kjo është problematika më e madhe e gjithë sektorit privat?

  • 14/08/2018 Pyet: çlirim Rahovec

    I nderuar z.Glauk Konjufca, çështja që më intereson mua si qytetar i Kosovës është sa i përket Ligjit për regjistrimin e veturave më të vjetra se 10 vite. Njëherë u miratua ligji që thoshte se nuk lejohet regjistrimi i veturave më të vjetra se 10 vite, pastaj u kthye ligji i cili pati polemika. Unë dua ta di konkretisht çfarë po ndodhë me këtë ligj? Ju faleminderit!