E nderuara znj. Balaj-Halimaj, a mund të na informoni se përse për vitin 2019 nuk janë ngritur pagat për sektorin publik. Nuk e kam fjalën për ngritjen që parashihet me Ligjin për Pagat, por rritjen e cila ka ndodhë rëndom në vitet e fundit (paralelisht me ngritjen buxhetore). Ju falenderoj paraprakisht për mundin tuaj për t’u përgjigjur në këtë pyetje. Me respekt!
Pagat për vitin 2019 nuk janë rritur në të gjitha kategoritë për faktin që Kosova përfundimisht po e zgjidh këtë çështje, e cila për 20 vite pas luftës nuk ka arritur të zgjidhet. Prandaj kemi pasë kaos, dikujt i është ngritur paga dhe dikujt i është zvogluar. Rritja e pagava kur ligji të jetë në fuqi do të bëhet në bazë të rritjes ekonomike në vend.