Përshëndetje z.Veseli, pyetje ime është kjo:pse autostrada Prishtinë-Pejë nuk po vazhdohet por ka mbetur e bllokuar në Malishevë? Ku është problem sepse ajo rrugë ka 10 vite që ka filluar të ndërtohet dhe në ndërkohë po fillojnë të ndërtohen edhe shumë rrugë të tjera por ndërtimi i kësaj rruge nuk po përfundon? Ju përshëndes!
I nderuar z.Veseli, pasi që keni miratuar Ligjin për pagat në sektorin publik a nuk mendoni që në sektorin privat duhet ndërhyrje patjetër? Në sektorin privat janë aktiv afër 270 mijë punëtorë me paga shumë të ulëta duhet patjetër të vendoset në Kuvend sepse është çështje shumë serioze.
Përshëndetje z.Veseli, kam një pyetje për ju në lidhje me kushtet e punës së punëtorëve në sektorin privat. A do të ndërrmarrë Kuvendi ndonjë nismë për mbikëqyrje të zbatimit të Ligjit të Punës në sektorin privat gjegjësisht në respektimin e orarit të punës dhe diskriminimin që po u bëhet punëtorëve në sektorin privat?
Përshëndetje i nderuar i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli. Pse nuk po bëhet shkarkimi i Ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo, duke e parë që ministria e Bujqësisë duhet të jetë më aktivja sa i përket zhvillimit ekonomik dhe unë si qytetar i Republikës së Kosovës nuk shoh diçka që ka arritur ky ministër në sektorin e bujqësisë duke përfshirë këtu edhe zbritjen e çmimit të naftës për bujqit dhe fushatën për ta punuar tokën e Kosovës. Në anën tjetër, ky ministër nuk punon fare me arsyetimin në vete se nëse nuk zhvillohet bujqësia e Kosovës. Serbia dërgon mallra 450 milion euro në Kosovë, kurse sipas mendimit tim zhvillimi i bujqësisë duhet të jetë prioriteti i parë për Qeverinë dhe Kuvendin.