Pyetjet drejtuar deputetit Labinot Tahiri

  • 08/04/2019 Pyet: Bekim Jakupaj Ferizaj

    I nderuar z. Tahiri, unë jam një banor i Ferizajt, jetoj në rrugën e parkut që e lidhë rrugën e Prizrenit me fshatin Balaj. I nderuar që kur hapsira tek pishat është shpallur park, ne banorëve të kësaj rruge na është vështirësuar jeta për shkak të pluhurit që bëhet nga qarkullimi i veturave. Deri tani asnjë nga partitë që kanë qenë në pushtet, as LDK dhe PDK nuk kanë marrë parasysh kërkesat tona për rregullimin e kësaj rruge edhe pse i ka vetëm 500 metra dhe është 2 km larg qendrës së qytetit. Po kërkoj ju nga ju që të përdorni pozitën tuaj si deputet që ta ngrisni këtë çështje tek ministria përkatese në mënyrë që të ndërmerret diçka në këtë drejtim. Unë ju ftoj të vini dhe të na vizitoni për të  parë gjendjen faktike. Ju falemnderit shumë paraprakisht!