Përshëndetje i nderuar deputet z.Lushtaku, para disa ditësh është aprovuar projektligji për RTK-në, për pjesën e pagesës. Kjo kishte me qenë në rregull nëse ne si qytetar të Skenderajt që nuk kemi qasje në kabllovik do të kishim sinjal të mirë të RTK-së. RTK ka një sinjal të tmerrshëm në transmetim analog me antenë të thjeshtë. Nëse RTK-ja kalon në transmetimin digjital tokësor atëherë kishte me qenë në rregull kjo shumë e caktuar. Ju lutem ejani në Skenderaj dhe bindesh vet se çfarë cilësisë ka sinjali i RTK-së. Kjo është absurde të paguash diçka që nuk ka cilësi, së pari cilësia pastaj pagesa. Shpresoj që do të më ktheni përgjegjigje. Ju pershendes, Xhevat Hoxha!
Çfarë ka ndodhur me iniciativën tuaj për zvogëlimin e vjetërsisë së automjeteve që kanë të drejtë të zhdoganohen në Kosovë?
I nderuar deputet, pyetja ime ka të bëj me qëndrimin tuaj për Gjykatën Speciale, si e vlerësoni duke marrë parasysh edhe afektimin tek familja juaj nga ky proces, a është proces në favor të Kosovës apo e kundërta?