Përshëndetje z. Hasani, pyetja ime ka të bëj me çështjen e arsimit. Nëpër institucionet parashkollore, Komuna e Prishtinës nuk po i liron nga pagesa për kohën sa kanë qëndruar në grevë. A mund ta ngrisni këtë çështje në komision pasi që shumë nga komunat e kanë bërë lirimin nga pagesa për një muaj të plotë. Faleminderit!
I nderuar z.Hasani, Ju si Kryetar i Komisionit për Administratë të lutem a mund të na tregoni se si ka mundësi që në Ligjin për Paga, kategoria për Mjekët Veterinarë nuk gjendet fare aty marrë parasysh faktin që të gjitha kategoritë e tjera gjenden aty. Nuk e di se sa jeni i informuar por dihet se mjekët veterinarë kanë të njëjtën përgatitje shkollore sikurse mjekët e përgjithshëm. Gjithashtu duke marrë parasysh se mjekët veterinarë janë barriera e parë e cila parandalon shumë sëmundje. Shpresoj se do ta merrni parasysh këtë pyetje! Me respekt!
Përshëndetje i nderuar deputet, a mundeni të na informoni në bazë të Ligjit të pagave sa është koeficienti për inspektorët tatimor në ATK, si dhe sa është shtesa - rrezikshmëria?
I nderuar, fillimisht dëshiroj t’iu përgëzoj për punën që keni bërë në lidhje me Projektligjin për paga. Me sa kam mundur të përciellë punën e këtij komisioni, të gjithë anëtarët kanë qenë shumë konstruktiv. Në draftligjin që ka kaluar në lexim të parë për policinë e Kosovës, shtesat kanë qenë deri në 50 %, ndërsa tani qenkan ulur në 40 %. Përse është bërë kjo ulje? Konsideroj që nuk është e drejtë sepse rrezikshmëria është shumë e lartë në ketë profesion! Shpresoj që do keni mirëkuptim dhe të ngritni këtë shqetësim.