Pyetja ime konkrete dhe që mendoj se duhet të merret me seriozitet kjo çështje, për faktin që shumë profesionist po ngelin shkaku i një kushti shumë të panevojshëm. Pra, po qasem direkt në pyetje. Ҫdo konkurs publik nëpër institucione publike që del, zakonisht kërkohet përvojë e punës po supozoj 2,3,4,5 vite profesionale (në varësi të pozitës), por përvoja po konsiderohet MBAS DIPLOMIMIT, realisht kjo gjë në udhëzim administrativ nuk është, por këta po thirren në një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese, ju lutem a mundeni të punoni në këtë aspekt që të rregullohet kjo çështje, pasi që shumë profesionist po eleminohen në fillim pikërisht shkaku i përvojës MBAS DIPLOMIMIT. Unë për shembull kam përvojë tamam profesionale mbi 13 vite, por nuk i kam mbas diplomimit dhe realisht ajo përvojë po hidhet poshtë sepse nuk merret në konsideratë. Shpresoj për përgjigje pozitive nga ana e juaj. Gjithë të mirat!
I nderuar, ky është një problem kronik që nga pas lufta, i cili diskriminon shumë profesionist të fushave. E kam ngritur këtë çështje në një nga seancat parlamentare, pas ngritjes së kësaj çështje nga ana ime, disa organizata studentore kanë filluar nismën legjislative që këtë problem për të rinjët që mbarojnë studimet ta rregullojmë me ligj, jam i kyçur personalisht në këtë iniciativë, uroj ta përmbyllim deri në fund të vitit. Gjithë të mirat!