10/10/2018
Në një hulumtim për matjen e opinionit publik në Kosovë që ka realizuar KDI gjatë muajit shtator qytetarët janë pyetur për atë se sa janë deputetët llogaridhënës ndaj votuesve të tyre, pas marrjes së mandatit. Më shumë se gjysma e të anketuarve, gjegjësisht 59% e tyre, kanë vlerësuar se deputetët nuk janë aspak llogaridhënës. Ndërsa, 37% e të anketuarve i kanë vlerësuar deputetët si mesatarisht llogaridhënës. Në anën tjetër, vetëm 3% e të anketuarve kanë vlerësim pozitiv për llogaridhënien e deputetëve ndaj votuesve të tyre.
Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!