Të gjitha pyetjet

  • 27/01/2019 Pyet: Mentor Komuna: Prizren Për deputeten/in: Abdyl Salihu

    Me pak fjalë është ky shqetësimi im, arsyeja e paraqitjes së kësaj pyetje ka të bëj me Ligji Nr. 06/L- 032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim. Sipas këtij ligji dhe nenit 29, ka shkelje të të drejtave të studentëve që përfundojnë studimet në nivelin 2-të dhe të 3 - të  të studimeve përkatësisht në Financa dhe Kontabilitet pasi ky ligj nuk ju njeh të drejtën që të licensohen si kontabilist e as si auditor dhe pse ata kryejnë hulumtime shkencore për Kontabilitet dhe Auditim. Për shkak se me këtë ligj ju kërkohet të gjithë të diplomuarve në Financa të marrin çertifikata pranë Shoqatave të Kontabilitetit. Pse po bëhet shkelja e të drejtave të studentëve? Nëse mund t'ia parashtroni këtë pyetje edhe Ministrit të Financave.

  • 27/01/2019 Pyet: Agim Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Shqipe Pantina

    E nderuar deputete znj.Shqipe Pantina, sa ka avancuar Projektligji për Pagat? Kur do të filloj të implementohet, në rast që arrin të votohet në enjten (afatet ligjore)?

     

  • 25/01/2019 Pyet: Safet Komuna: Shtërpc Për deputeten/in: Mergim Lushtaku

    Çfarë ka ndodhur me iniciativën tuaj për zvogëlimin e vjetërsisë së automjeteve që kanë të drejtë të zhdoganohen në Kosovë?

  • 25/01/2019 Pyet: Arben Mehmeti-Përfaqësues Ligjor i Komunës së Gjilanit Komuna: Gjilan Për deputeten/in: Arban Abrashi

    Nëse ka mundësi të na njoftoni në lidhje me koeficientin e pagës së përfaqësuesve ligjor të komunave në projektligjin mbi pagat. A ka mundësi të ketë një barazvlerësim afërsishtë të pagës në mes gjyqtarit dhe përfaqësuesit ligjor të komunave. Është i padrejtë propozimi që paga e gjyqtarit të jetë 2020 euro e paga e përfaqësuesve të komunave 580 euro,duhet të përmirësohet ky diskriminim i lartë që ju bëhet avokatëve të komunave. Presi përgjigje në lidhje me këtë pyetje!

  • 23/01/2019 Pyet: Asdren Konjuhi Komuna: Deçan Për deputeten/in: Teuta Haxhiu

    Përshëndetje deputetja Haxhiu, pyetja ime është në lidhje me demarkacionin për të cilin edhe ju keni protestuar me gaz lotsjellës kundër miratimit të tij por që ju e votuat prapë të njëjtin. Si e vlerësoni rezultatin negativ që ka prodhuar ai kundërshtim i juaji si dhe pse nuk po korigjohet vija kufitare me Malin e Zi ashtu siç keni thënë që do të bëhet pas marrëveshjes?

  • 23/01/2019 Pyet: Mujë Huruglica Komuna: Fushë Kosovë Për deputeten/in: Mergim Lushtaku

    I nderuar deputet, pyetja ime ka të bëj me qëndrimin tuaj për Gjykatën Speciale, si e vlerësoni duke marrë parasysh edhe afektimin tek familja juaj nga ky proces, a është proces në favor të Kosovës apo e kundërta?

  • 22/01/2019 Pyet: Florent Berisha Komuna: Suharekë Për deputeten/in: Kadri Veseli

    Përshëndetje i nderuar i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli.  Pse nuk po bëhet shkarkimi i Ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo, duke e parë që ministria e Bujqësisë duhet të jetë më aktivja sa i përket zhvillimit ekonomik dhe unë si qytetar i Republikës së Kosovës nuk shoh diçka që ka arritur ky ministër në sektorin e bujqësisë duke përfshirë këtu edhe zbritjen e çmimit të naftës për bujqit dhe fushatën për ta punuar tokën e Kosovës. Në anën tjetër, ky ministër nuk punon fare me arsyetimin në vete se nëse nuk zhvillohet bujqësia e Kosovës. Serbia dërgon mallra 450 milion euro në Kosovë, kurse sipas mendimit tim zhvillimi i bujqësisë duhet të jetë prioriteti i parë për Qeverinë dhe Kuvendin.

  • 21/01/2019 Pyet: Fadil dumani Komuna: Fushë Kosovë Për deputeten/in: Albin Kurti

    Në fshatin Miradi e Ulët në rrugën Prishtinë - Pejë, kur është ndërtuar ura mbi lumin Sitnica nëse pak rritet niveli i ujit Sitnica është e pamundshme me kalu nën urë për shkak të pamundsisë së nivelit të ujit. Do të ishte mirë i nderuar deputet që ta vizitoni atë pjesë të këtij fshati i cili e lidh komunën e Lipjanit dhe ka qarkullim po kishte me qenë mirë që ju personalisht të interesoheni dhe ta vizitoni atë pjesë.

  • 11/01/2019 Pyet: arjanit berisha Komuna: Klinë Për deputeten/in: Ahmet Isufi

    I nderuar deputet z.Isufi, po i’u pyes në lidhje me Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës. Pse nuk po aprovohet ky projektligj pasi që vetëm se ka filluar që të bllokohet e gjithë ekonomia e Kosovës nëse nuk zhbllokohet buxheti pasi që shumë shërbime kryhen brenda Kosovës? 

  • 04/12/2018 Pyet: Sokol birila Komuna: Gjilan Për deputeten/in: Teuta Haxhiu

    E nderuar deputete, a vlerëson që gazi lotsjellës e ka degraduar procesin e liberalizimit të vizave dhe fryerja e listave të veteranëve që edhe ju keni deklaruar a është pozitive apo negative në procesin e liberalizimit të vizave? 

  • 04/12/2018 Pyet: Blerimi Komuna: Klinë Për deputeten/in: Bilall Sherifi

    Si do ta përshkruanit regresin nga gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës e deri gjyqësori selektiv e deponi lëndësh të pa shqyrtuara, a është edhe ky një rezultati i mos - liberalizimit të vizave?

  • 04/09/2018 Pyet: Valdrin Rrahmani Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Arban Abrashi

    Përshëndetje i nderuar z. Abrashi. Dua të di cilat janë çështjet që ju i keni ngritur për reformimin e arsimit në përgjithësi si dhe ngritjes së cilesisë në Universitetin e Prishtinës në veçanti? Kam një kërkesë shumë specifike, lidhur me pajisjen e çdo mësimdhënësi me laptop si dhe çdo klase me projektor për ta bërë mësimin më të kapshëm si dhe më kreativ për fëmijët! Sa është e mundur për ta ngritur si çështje dhe gjasat e zbatimit të kësaj reforme në buxhetin e vitit 2019?

  • 14/08/2018 Pyet: çlirim Komuna: Rahovec Për deputeten/in: Glauk Konjufca

    I nderuar z.Glauk Konjufca, çështja që më intereson mua si qytetar i Kosovës është sa i përket Ligjit për regjistrimin e veturave më të vjetra se 10 vite. Njëherë u miratua ligji që thoshte se nuk lejohet regjistrimi i veturave më të vjetra se 10 vite, pastaj u kthye ligji i cili pati polemika. Unë dua ta di konkretisht çfarë po ndodhë me këtë ligj? Ju faleminderit! 

  • 13/08/2018 Pyet: Gent Kastrati Komuna: Kamenicë Për deputeten/in: Daut Haradinaj

    Përshëndetje i nderuar, jam qytetar i komunës së Kamenicës dhe po të shkruaj për një brengë që në të ardhmën mund të mos jetë fare e këndshme. Lajmin për autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë më së miri e kanë pritur qytetarët e harruar të komunës sonë. I ngazëllyer, unë fillova të shprehë interesim dhe rastësisht në webfaqen: https://www.distancefromto.net, arrij të shoh një plan, i shprehur në hartë, mirëpo papritur pashë dicka që në të ardhmen mund jo vetëm që të shkaktonte pakënaqësi për qytetarët tanë por edhe shpërngulje të mëtejme jashtë Kosovës. Unë nuk arrita të shoh ndonjë pikë hyrëse/dalëse për komunën e Kamenicës, (pikë e cila do duhej të ishtë në Crep). Andaj, i zhgënjyer më këtë fakt, në pamundësi të kontaktit me Ministrin Lekaj, të shkruaj ty me shpresën që do shprehni interesimin mbi këtë problem dhe të merrni masa që mos të na humb shpresa e vetme që kemi për zhvillimin e komunës sonë të ‘prapambetur’. Shpresoj që ajo hartë të jetë e gabuar. Faleminderit!

  • 07/08/2018 Pyet: Almin Komuna: Prizren Për deputeten/in: Bahrim Šabani Pyetje per dialogun

    Poštovani poslaniče Šabani, Postoji li inicijativa u Skupštini Kosova oko učešća Bošnjaka u procesu dijaloga između Kosova i Srbije sa ciljem postizanja pravno obavezujućeg sporazuma. Smatrate li, kao legalni predstavnik Bošnjaka Kosova da bi učešće u dijalogu u sastavu kosovske delegacije trebali uzeti i bošnjački predstavnici sobzirom na ne baš zanemarljiv broj Bošnjaka koji živi na severu zemlje (Mitrovica i Rvatska). Postoji li plan za kanalisanje ove inicijative u skupštini Kosova ili se ova inicijativa svodi samo na novinske tekstove i članke o potrebi učešća Bošnjaka u dijalogu između Kosova i Srbije. Hvala