Të gjitha pyetjet

  • 31/01/2019 Pyet: Jehona Krasniqi Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Sami Kurteshi

    Përshëndetje i nderuar z. Kurteshi, pyetja ime është në lidhje me rritjen e pagave të bashkëpunëtorëve profesional në Këshillin Gjyqësorë dhe Prokurorial. Nga disa raporte që kam lexuar nga shoqëria civile, kam parë se keni ngritur zërin që bashkëpunëtorëve profesional të këtyre dy institucioneve t'iu rritet paga. Pyetja është kjo, çka ka ndodhur me rritjen e pagave për këta bashkëpunëtorë profesional, pasi që është diskutuar në Komisionin për Legjislacion që të ketë rritje pagash për këtë kategori, apo jo? Shpresoj të marr përgjigjen e pyetjes sime!

  • 31/01/2019 Pyet: Besart Hoti Komuna: Rahovec Për deputeten/in: Fidan Rekaliu

    Pse nuk po zbatohet Ligji për ndalimin e pirjes së duhanit në vende të mbyllura (kafene, restorante, hotele). Ne që nuk e konsumojmë duhanin po kemi probleme të mëdha. Ju lutem të bëni presion tek Qeveria dhe inspektorët!

  • 31/01/2019 Pyet: Driton Për deputeten/in: Nait Hasani

    I nderuar, fillimisht dëshiroj t’iu përgëzoj për punën që keni bërë në lidhje me Projektligjin për paga. Me sa kam mundur të përciellë punën e këtij komisioni, të gjithë anëtarët kanë qenë shumë konstruktiv. Në draftligjin që ka kaluar në lexim të parë për policinë e Kosovës, shtesat kanë qenë deri në 50 %, ndërsa tani qenkan ulur në 40 %. Përse është bërë kjo ulje? Konsideroj që nuk është e drejtë sepse rrezikshmëria është shumë e lartë në ketë profesion! Shpresoj që do keni mirëkuptim dhe të ngritni këtë shqetësim.

  • 31/01/2019 Pyet: Agim Për deputeten/in: Avdullah Hoti

    I nderuar, a do të votoni Projektligjin për paga në seancën e datës 02.02.2019? Me respekt!

  • 30/01/2019 Pyet: salo Komuna: Gjilan Për deputeten/in: Milaim Zeka

    Përshendetje i nderuar, pyetje ime është se a e dini se çka po ndodhë në Kolegje-Universitete private me procesin arsimor apo me thënë më ndyshe fabrika e prodhimit të diplomave, ku nuk është fare me rëndësi a mëson ose jo. Me rëndësi është që ti ta paguash vitin dhe nuk ka rëndësi akalon në provime ose jo gjithsesi do të diplomohesh. Ku si i diplomuar me bachelor apo master, do hysh në punë si edukator/e, mësues/e në ndonjë pozitë udhëheqëse në ndonjë institucion publik. E gjithë kjo ka një pasqyrë që çdo gjë ka ngecuar me fajin se në këto institucione private e që edhe unë kam qenë pjesë e AAB-së, te tillë stutent studiojnë e të tillë diplomojnë.

  • 30/01/2019 Pyet: Gezim syla Komuna: Lipjan Për deputeten/in: Kadri Veseli

    Përshëndetje z.Veseli, kam një pyetje për ju në lidhje me kushtet e punës së punëtorëve në sektorin privat. A do të ndërrmarrë Kuvendi ndonjë nismë për mbikëqyrje të zbatimit të Ligjit të Punës në sektorin privat gjegjësisht në respektimin e orarit të punës dhe diskriminimin që po u bëhet punëtorëve në sektorin privat?

  • 29/01/2019 Pyet: Agimi Për deputeten/in: Albulena Balaj-Halimaj

    E nderuara znj. Balaj-Halimaj, a mund të na informoni se përse për vitin 2019 nuk janë ngritur pagat për sektorin publik. Nuk e kam fjalën për ngritjen që parashihet me Ligjin për Pagat, por rritjen e cila ka ndodhë rëndom në vitet e fundit (paralelisht me ngritjen buxhetore). Ju falenderoj paraprakisht për mundin tuaj për t’u përgjigjur në këtë pyetje. Me respekt!

  • 29/01/2019 Pyet: Veton Jusufi Komuna: Fushë Kosovë Për deputeten/in: Bekim Haxhiu Pyetje per dialogun

    Përshëndetje i nderuar, desha t'iu pyes se pse ne veteranët që punojmë domethënë në sektorin privat nuk gëzojmë asnjë benificion dhe as pensione?  

  • 29/01/2019 Pyet: Veton Jusufi Komuna: Fushë Kosovë Për deputeten/in: Xhevahire Izmaku Pyetje per dialogun

    E nderuar deputete znj.Xhevahire Izmaku, kam dy pyetje për ju. E para, pse ne veteranët e punësuar nuk gëzojmë asnjë benificion nga Shteti? Dhe pyetja e dytë, çfarë mendoni për Dialogun Kosovë-Serbi, ku e shpie ky dialog Luginën e Preshevës?

  • 28/01/2019 Pyet: Arben Komuna: Gjilan Për deputeten/in: Xhevahire Izmaku

    E nderuara deputete, sa është paraparë të jenë shtesat për rrezikshmëri për Policinë e Kosovës në kuadër të Projektligjit për Pagat? Shpresoj që të keni në konsideratë gjendjen financiare aktuale e cila është shumë e pafavorshme për Policinë e Kosovës.

  • 28/01/2019 Pyet: Gëzim Salihu Komuna: Vushtrri Për deputeten/in: Shqipe Pantina

    Përshëndetje e nderuar deputete zonja Shqipe Pantina, fillimisht vlerësoj lartë punën tuaj që jeni duke bërë në Kuvendin e Republikës së Kosovës,  punë e cila ka bërë të ndryshoj shumë praktika jo të mira të Kuvendit. Në saje të kësaj unë kërkoj nga ju që këto ditë që është aktuale Projektligji për Paga të keni parasysh dhe të mos i lëni anash nenet dhe pikat që rregullojnë koficientin, rrezikshmërinë dhe shtesat e punës në Policinë e Kosovës.  Kjo pasi që në Polici për momentin asnjë organ - sindikat nuk është duke lobuar apo artikuluar kërkesat e policëve e në veçanti njësive të specializuara ku ne të veprojnë.  Njësi kjo që e kanë rrezikun ekstrem siç është njësia për trajtim të eksplozive që çdo moment rrezikon jetën personale gjatë kryerjes së detyrës, andaj e vetmja shpresë është tek autoriteti dhe niveli juaj që mund t’i merrni parasysh kushtet e policëve. 

  • 28/01/2019 Pyet: Burimi Komuna: Podujevë Për deputeten/in: Daut Haradinaj

    Përshëndetje i nderuar deputet z.Daut Haradinaj, kam respekt për ju dhe familjen e tuaj por desha ta bëj një pyetje. Për prindërit e familjeve të dëshmorve për të cilëve ju ka ndal pensioni i pleqërisë në Kosovë dhe që dy vite ata nuk i gëzojnë këto pensione gjë e cila mendoj që është shumë e padrejtë. Arsyetimi i tyre ka qenë që vetëm një pension është i lejuar që të mirret, ose ai i pleqërisë ose e familjes së dëshmorit. A ka ndonjë ndryshim kur votohet buxheti këtë muaj për këto familje të rëndësishme që kanë dhënë për Kosovën?

  • 27/01/2019 Pyet: Blerim Ahmeti Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Albin Kurti Pyetje per dialogun

    Përshëndetje z. Albin Kurti, Unë jam Blerim Ahmeti nga Presheva. Desha të të parashtroj një pyetje sa i përket ndyshimit të kufijve. Sipas deklaratave tuaja dhe LVV-së jeni kundër ndryshimit të kufijve. Biles edhe keni thirrur protesta nëse tentohet ndryshim kufijsh. Unë dhe gjithë qytetarët e luginës së Preshevës jemi për bashkangjitje me Kosovën, duke  marrë parasysh neglizhimin total nga Beogradi dhe ngulfatjen e vazhdueshme nga autoritetet serbe. Desha të të rikujtojë që jemi mbi 100 mijë shqiptarë në këto treva. Çfarë kuptoni ju me ndryshim kufijsh ? A jeni për ndërrim territoreve (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë) kundrejt (Leposaviq,Zubinpotok) Po ose Jo dhe Pse? A jeni për me e marrë luginën e Preshevës pa i dhënë asgjë Serbisë siç e pohon z. Thaqi.

  • 27/01/2019 Pyet: Mentor Komuna: Prizren Për deputeten/in: Aida Dërguti

    Me pak fjalë është ky shqetësimi im, arsyeja e paraqitjes së kësaj pyetje ka të bëj me Ligji Nr. 06/L- 032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim. Sipas këtij ligji dhe nenit 29, ka shkelje të të drejtave të studentëve që përfundojnë studimet në nivelin 2-të dhe të 3 - të  të studimeve përkatësisht në Financa dhe Kontabilitet pasi ky ligj nuk ju njeh të drejtën që të licensohen si kontabilist e as si auditor dhe pse ata kryejnë hulumtime shkencore për Kontabilitet dhe Auditim. Për shkak se me këtë ligj ju kërkohet të gjithë të diplomuarve në Financa të marrin çertifikata pranë Shoqatave të Kontabilitetit. Pse po bëhet shkelja e të drejtave të studentëve?

  • 27/01/2019 Pyet: Mentor Komuna: Prizren Për deputeten/in: Ahmet Isufi

    Me pak fjalë është ky shqetësimi im, arsyeja e paraqitjes së kësaj pyetje ka të bëj me Ligji Nr. 06/L- 032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim. Sipas këtij ligji dhe nenit 29, ka shkelje të të drejtave të studentëve që përfundojnë studimet në nivelin 2-të dhe të 3 - të  të studimeve përkatësisht në Financa dhe Kontabilitet pasi ky ligj nuk ju njeh të drejtën që të licensohen si kontabilist e as si auditor dhe pse ata kryejnë hulumtime shkencore për Kontabilitet dhe Auditim. Për shkak se me këtë ligj ju kërkohet të gjithë të diplomuarve në Financa të marrin çertifikata pranë Shoqatave të Kontabilitetit. Pse po bëhet shkelja e të drejtave të studentëve?