Përshëndetje i nderuar deputeti Sejdiu, a mund të më sqaroni në lidhje me Ligjin për Pagat pasi që siç po flitet kanë hyrë edhe ndërrmarrjet publike (KEK dhe Telekom). Pyetja është se a do të ketë zbritje të pagave në këto dy ndërrmarrje për të gjithë punëtorët apo vetëm për menaxhmentin e lartë?
Përshëndetje deputetja Izmaku, po ju shkruaj lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe diskriminim e hapur që Qeveria e Kosovës i’u bën familjeve të dëshmorëve. Në vitin 2016 të gjitha familjeve të dëshmorëve i’u është ndërprerë pensioni kontributdhënës kurse me të njëjtat ligje dhe me të njëjtat arsye disa kategorive nuk i’u është ndërprerë e drejta e marrjes së pensioneve të dyfishta. Për më tëpër Qeveria e Kosovës në 28.12.2018 nxjerr vendim që disa kategorive i’u lejon marrjen e pensioneve të dyfishta (FSK). Avokati i Popullit, Ligjin për Skemat Pensionale e cilëson si shkelës të drejtave të njeriut dhe diskriminues dhe jep raport që ligji të ndryshohet. A keni mundësi që një gjë të tillë ta inicioni që ligji të ndryshohet dhe që mos të diskriminohen vetëm familjet e dëshmorëve?
Përshëndetje z.Haxhiu, si pjesë e Komisionit për Punë dhe Mirëqenie Sociale çka keni bërë që pensionet kontributdhënës të gjithë familjeve të dëshmorëve u janë ndërprerë në vitin 2016, t’iu kthehet e drejta e marrjes së pensioneve që i’u takon, kur dihet që disa kategori janë duke i marrë pensionet e dyfishta. Avokati i popullit, MPMS i ka rekomanduar që ligji që rregullon skemat sociale ta ndryshojnë sepse i’u shkel drejtat e njeriut dhe është diskriminues.
I nderuar, faleminderit për pyetjen dhe që është një problem që mua me ka shqetësuar prej fillimit të mohimit të të drejtës se pensionit kontributdhënës për familjet e dëshmorëve që gëzojnë edhe pensionin nga benificionet e skemave të luftës. Këtë problem e kam ngritur në Kuvendin e Kosovës në deklarime, pytje parlamentare dhe në komisionin parlamentar.
Tani në takimin e fundit me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Reçica, javën e kaluar në Komision Parlamentar jemi dakorduar qe me Ligjin e ri për skemat pensionale të evitohet ky problem.
Përshëndetje deputet, po ju shkruaj lidhur me çështjen e pensioneve të dyfishta, ku Qeveria e Kosovës në vitin 2016 u kanë ndaluar marrjen e pensionit kontributdhënës familjeve të dëshmorëve me arsyetimin që marrin pensionin për dëshmorë. Meqenëse vini nga një fshat që ka pësuar shumë nga lufta dhe keni raste të shumta të grave që kanë mbetur pa burrë dhe që krejt barrën e mbajtjes së familjes e kanë, shteti ju ka krijuar edhe vështirësi finaciare. A keni bërë diçka ju si deputet që kjo gjendje të ndryshoj, që familjet e dëshmorëve të marrin pensionin që ju takon dhe benificionin që ipet për dëshmorë? Qeveria e koalicionit që i përkisni ju i ka diskriminuar vetëm familjet e dëshmorëve kurse kategori tjera si FSK marrin pensione të dyfishta? Avokati i popullit në raportet e tij e quan diskriminim dhe shkelje të drejtave të njeriut ndaljen e pensioneve.
E nderuara deputete, a mund ta sqaroni përse gardianët nuk janë përfshirë në shtojcën e koeficientëve në Ligjin për Paga? Me respekt!
Përshëndetje Agim, shtojca e koeficienteve në ligjin për pagat paraqet grupimin e kategorive kryesore të pozitave në sektorin publik. Në rast se një i punësuar në sektorin publik nuk e gjen pozitën e tij/saj aktuale në këtë shtojë ai ose ajo duhet të shkoj të shikoj Ligjin për zyrtarët publik për të parë nëse institucioni ku ai punon ka status të veçantë dhe pozitat rregullohen me akte tjera nënligjore. Gardianët kanë status të veçantë (ngjashëm si policia) dhe pozitat e tyre do të rregullohen me akte nënligjore por gjithsesi do të jenë brenda njërës nga kategoritë e paraqitura në shtojcën e koeficienteve. Për më shumë detaje se si do të rregullohet përcaktimi I koeficienteve ju lutem drejtohuni tek Ministria për Administratë Publike e ila është përgjegjëse për hartimin e rregulloreve. Me respekt, Shqipe Pantina
Përshëndetje deputeti Haradinaj, pyetja ime ka të bëj me vendimin e Kryeministrit Harandinaj për pensionet e dyfishta, pse nuk janë përfshirë në vendimi e Qeverisë së Kosovës të datës 28.12.2018 edhe familjet e dëshmorëve për lejimin e marrjes së pensioneve të dyfishta njëjtë sikurse i’u lejua ish pjestarëve të FSK-së, edhe pse ishte premtimi i tij qysh në ditët e para të udhëheqjes së Qeverisë.
I nderuar, rreth pensionit të familjeve të dëshmorëve është e rregulluar me ligj të veçantë, jemi në proces të ri-amëndamentimit të këtij ligji që do e lejonte marrjen e pensionit të moshës dhe pensionit të familjarit të dëshmorit. Ligji për Skemat Pensionale i vitit 2015 është kundërshtuar fuqishëm nga ana ime.Respekt për ju!
Sinqerisht,
Daut Haradinaj
Përshëndetje i nderuar z.Kurteshi, vitin e kaluar kanë vdekur 28 persona në vendin e tyre të punës në sektorin privat dhe vazhdimisht përballen me këto kushte. A nuk e meritojnë një seancë për këtë gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e kësaj situate që është krijuar në vendin tone, ku me mijëra të rinjë po ikin jashtë vendit, njëri ndër ta jam edhe unë. Kam shpresë tek ju dhe kolegët e juaj që do të merrni hapa konkret rreth kësaj çështje. Me respekt!
Po, meritojnë një seancë të veçantë. Unë mendoj se përveç kësaj, unë mendoj se duhet bërë veprime paralele dhe të njëkohshme në ndryshimin dhe përmirësimin e ligjit të punës, i cili ka hyrë në procedurën parlamentare tani. Këtu duhet bërë lufta e tanishme, përveç luftës politike në seancë.
Ikja jashtë vendit është pasojë e dhembshme por e vërtetë e gjendjes së krijuar politike, ekonomike e shoqërore. Këto pushtetet e 20 viteve të fundit e kanë vrarë perspektivën e njeriut për jetë normale në Kosovë, duke kriminalizuar institucionet publike e private deri në absurd. Unë mund të garantoj se pikërisht ky është synimi themelor i Lëvizjes Vetëvendosje! Ndryshimi rrënjësor i kësaj gjendje për të mirë. Prandaj, fatkeqësisht, LVV luftohet me kaq agresivitet, egërsi, brutalitet, deri në vrasje nga pushtetet aktuale. Ne do ta ndryshojmë këtë gjendje për të mirë. Ky është qëllimi i luftës tonë politike. Këtë mund ta arrijmë me qytetarët aktivë dhe të ndërgjegjshëm të Kosovës. Duke ju falënderuar për besimin për kontakt dhe komunikim, Ju përshëndes!
Me nderime,
Sami Kurteshi
Përshëndetje z.Sejdiu, pyetja ime ka të bëj me pensionet e dyfishta për familjet e dëshmorëve. Si komision si e keni paraparë ta rregulloni këtë çështje? Keni përmendur një tavan por si do veprohet në rast se ta zëmë bashkëshortja e dëshmorit që ka punuar 44 vite në arsim bashkë me bashkëshortin përfshirë edhe vitet 1990-1999 në arsimin shqip. Si do e merr kompenzimin e vet për pension kontributpagues, shtesën për vitet 1990-1999, shtesën për vitet 1990-1999 për bashkëshortin pasi edhe ai ka qenë mësimëdhënës në atë kohë dhe pensionin për familje të dëshmorëve?
Përshëndetje i nderuar z.Kurti, vitin e kaluar kanë vdekur 28 persona në vendin e tyre të punës në sektorin privat dhe vazhdimisht përballen me këto kushte. A nuk e meritojnë një seancë për këtë gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e kësaj situate që është krijuar në vendin tone, ku me mijëra të rinjë po ikin jashtë vendit, njëri ndër ta jam edhe unë. Kam shpresë tek ju dhe kolegët e juaj që do të merrni hapa konkret rreth kësaj çështje. Me respekt!
Përshëndetje Lirion,
Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! kemi reaguar disa herë lidhur me këtë çështje përmes konferencave për shtyp, deklarimeve tona në institucione, etj. Gjithashtu, është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, ku ne kemi marrë pjesë dhe kemi diskutuar rreth problemeve të shumta dhe rrezikshmërisë së lartë në këtë sektor. Ne kemi shprehur mendimin dhe shqetësimin tonë rreth kushteve të rënda të punëtorëve dhe mungesës së rregullave për mbrojtjen e punëtorëve në vendin e tyre të punës çdo herë që kemi pasur rastin. Deputetët e Lëvizjes kanë ftuar në raportim Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Inspektoratin e Punës, por, fatkeqsisht, Qeveria as nuk përgjigjet e as nuk mbanë përgjegjësi për këto raste.
E nderuara deputete, a ka mundësi të sqaroni nenin 13 pika 3 të Ligjit për Paga që sipas së cilit thuhet që funksionari publik me status të veçantë nuk përfiton shtesa tjera përveç atyre të përshkruar në nenin 14 (shtesat të posaçme për policët max 40%). Çfarë shtesa tjera i takojnë policisë? A i takojnë shtesat që i gëzojnë edhe nënpunësit civil (si për punë jashta orarit, shtesa për përvojën e punës etj)? Me Respekt!
Përshëndetje z.Sherifi, ju si shef i grupi parlamentar i Nisma për Kosovën, çfarë qëndrimi keni për taksën e vendosur kundër mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. A jeni për ose kundër kësaj takse?
Përshëndetje! Nëse nëpërmjet dialogut synohet korrigjimi i kufijve, ndryshimi i tyre ose diçka e tillë, a do ta pranoni ju si deputete këtë? Nëse jo, atëherë në çfarë mënyrë do ta parandaloni sepse ne si popull jemi të frikësuar nga rezultati i kësaj marrëveshje. Faleminderit shumë!
Përshëndetje deputeti z.Isufi, nga vendimi i fundit i Qeverisë për rritje të pensioneve, për pensionet invalidore nuk është paraparë një rritje e tillë. A mund të më informoni se pse nuk ka ndodhë rritja edhe në këtë kategori të pensioneve? Pres përgjigje nga ju!
E nderuara deputete znj.Izmaku ju falenderoj për përkushtimin që po keni në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në Kosovë. Përkushtimi i juaj po dëshmohet edhe në platformën Vota Ime, meqë jeni një nga deputetët e rrallë që jeni përgjigjur pyetjeve të qytetarëve. Pyetja ime është në lidhje me pensionet familjare, babai im ka punuar para luftës deri sa masat e dhunshme e kanë larguar në vitin 1990. Pas luftës ka punuar deri në vitin 2014 deri sa ka ndërruar jetë. Nëna ime sipas ligjit duhej të ishte përfituese e Ligjit për pensionet familjare, mirëpo është refuzuar me arsyen se babai nuk ka pasur 15 vite përvojë pune para luftës (stazhi pas luftës nuk e kanë llogaritur). Si ka mundësi të ndodhë kjo kur ky është pension familjar, a ka mundësi të amendamentohet ky ligj? Me respekt!
Përshëndetje, saktësisht do të informohem nga ministri i punës dhe do t'iu përgjigjem përsëri në këtë platformë nëse mundemi në këtë drejtim të bëjmë ndryshime sepse ka shqetësime të njëjta si ju! Përndryshe, deri në moshën 65 vjeçare mund ta gëzoj nëse do të jetë ndryshimi, pastaj hyn në sistemin e vet të pensionit nëna juaj dhe të gjithë personat që nuk janë kontributdhënës! Me respekt!
Përshëndetje z. Abrashi, pyetja ime ka të bëj me çështjen e arsimit. Nëpër institucionet parashkollore, Komuna e Prishtinës nuk po i liron nga pagesa për kohën sa kanë qëndruar në grevë. A mund ta ngrisni këtë çështje në komision pasi që shumë nga komunat e kanë bërë lirimin nga pagesa për një muaj të plotë. Faleminderit!