Përshëndetje z. Rekaliu, pyetja ime ka të bëj me çështjen e arsimit. Nëpër institucionet parashkollore, Komuna e Prishtinës nuk po i liron nga pagesa për kohën sa kanë qëndruar në grevë. A mund ta ngrisni këtë çështje në komision pasi që shumë nga komunat e kanë bërë lirimin nga pagesa për një muaj të plotë. Faleminderit!
Përshëndetje z. Hasani, pyetja ime ka të bëj me çështjen e arsimit. Nëpër institucionet parashkollore, Komuna e Prishtinës nuk po i liron nga pagesa për kohën sa kanë qëndruar në grevë. A mund ta ngrisni këtë çështje në komision pasi që shumë nga komunat e kanë bërë lirimin nga pagesa për një muaj të plotë. Faleminderit!
Përshëndetje z. Hoti pse nuk i delegoni anëtarët e juaj në delegacionin shtetëror për bisedime? Mendoj që edhe nëse bie kjo qeveri, kushdo që vjen në pushtet, bisedimet duhet të vazhdojnë, përdoreni eksperiencat tuaja, si partia më e madhe. Mendoj që krahas kwsaj teme, ka edhe çështje edhe të tjera që janë më rëndësi për shoqërinë në Kosovë që ju duhet t’i ngrisni në rend dite siç janë hapja e një numri të madh të bizneseve siç janë lojërat e fatit, bastoret etj.
Është tepër e rëndësishme të kuptojnë të gjithë se Kosova ka kushtetutën ku përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë e të gjitha institucioneve. Ne nuk mund të kthehemi në periudhën para shpalljes së pavarësisë, ku Kosova është përfaqësuar me ekipe dialoguese.
Na duhet një qeveri legjitime, që ka shumicë në Kuvendin e Kosovës, që mund të flasë në emër të shumicës së qytetarëve të Kosovës. Vetëm një qeveri e tillë mund ta përfaqësojë Kosovën në procesin e dialogut dhe në të gjitha proceset e tjera. Vetëm zgjedhjet e lira mund të sigurojnë një qeveri të tillë.
Lidhur me lojërat e fatit, ne e kemi ngritur shqetësimin për qasjen që ka kjo qeveri, e cila pretendon të rrisë punësimin përmes promovimit të lojërave të fatit. Kjo logjikë qeverisëse është për keqardhje. Kosova nuk mund të kthehet në vend ku lulëzojnë kazinotë, por do të jetë vend ku lulëzojnë biznese prodhuese e shërbyese me vlerë të lartë të shtuar që konkurojnë me bizneset evropiane.
Përshëndetje z. Hoti, desha t’iu pyes a do e sillni në Kuvend përsëri një amendamemt për të mos lejuar që zv.ministrat të paguhen edhe pasi ta përfundojnë mandatin e tyre ose një amendament tjetër që mos të merrni pagë më shumë (në komisione, seanca etj) pasi paga juaj bazë është shumë e lartë, a do t’I ndërrmerrni këto iniciativa ju deputetët e LDK-së së bashku me VV pasi jeni se bashku në opozitë tani?
Ligji për pagat është kaluar nën presion dhe pa diskutim substancial me të gjithë personat që preken nga ky ligj. Mendoj se ligji duhet kthyer prapa dhe të diskutohet gjerësisht. Diferencat në paga në mes të niveleve të ndryshme janë të pa justifikueshme. Po ashtu, përfitimet e zyrtarëve të lartë pas mbarimit të mandatit të tyre nuk janë definuar si duhet. Ka mjaft praktika lidhur me këto çështje që duhet të merren në konsiderim.
E nderuara deputete, a e keni ngritur ndonjëherë në Kuvend çështjen e ndërtimit të urës në fshatin Pestovë? Kjo urë ka rëndësi shumë të madhe, pasi që lidhë shumë fshatra në komunën e Vushtrrisë. A nuk është mëkat që edhe 20 vite pas lufte ende nuk është ndërtuar, respektivisht përfunduar ura e re? Ura e vjetër është në gjendje të mjerueshme dhe është e papranueshme mosmirëmbajtja e saj, kur dihet se qarkullimi i automjetëve është shumë i madh. Me respekt!
Përshëndetje! E kam ngritur këtë çështje qysh në mandatin e parë dhe pastaj është renovuar pas iniciativës sime, kjo është e mbuluar edhe me video nga mediat! Ura e re ka qenë në planifikim dhe në këtë moment nuk e di ku ka ngecur procedura, por do ta ri-inicoj si problematikë! Ju falenderoj për pyetjen!
Përshëndetje deputeti Kurti, pyetja ime ka të bëj me parandalimin e bastorëve, kazinove dhe lojërave elektronike. Kohëve të fundit në Kosovës kanë filluar të hapen shumë bastore ilegale dhe nëse nuk do të ndërrmerren masa ky vend mund të shëndërrohet në një vend kriminal që vjen si rezultat i kësaj veprimtarie. Cila është mundësia që të parandalohet përdorimi i tyre, që të ngrisni zërin për këtë çështje sa më shpejt që është e mundur?
Përshëndetje deputeti Kurti, pyetja ime ka të bëj me pensionet që Serbia duhet t’ua kthej pensionistëve shqiptarë. Cili është mendimi juaj për këtë çështje, sepse kam ndëgjuar raste nga qytetarë të Kosovës që kanë shkuar në Serbi dhe po i marrin ato pensione. A mendon që një gjë të tillë do ta bëjnë institucionet tona apo duhet ne individualisht t’ia kërkojmë ato Serbisë?
Serbia e ka plaçkitur Fondin e kontributeve pensionale të Kosovës. Sipas z. Adil Fetahut, për periudhën prej fillimit të vitit 1993 deri më 12 qershor 1999, Serbia iu ka mbetur borxh pensionistëve shqiptarë të Kosovës 76.152.935,94 euro. Kjo shumë ka të bëjë vetëm me borxhin kryesor, duke mos llogaritur kamatën. Shumën e mjeteve financiare ose teknike të plaçkitura, akoma askush nuk e ka llogaritur. Gjashtë vjet ish kryeministri Thaçi ka biseduar me Vuçiqin e Daçiqin (2011-2017), ka bërë edhe marrëveshje me ta, pa e ngritur asnjëherë këtë temë. Shteti ynë duhet t’ia kërkojë borxhin që Serbia ia ka qytetarëve tanë dhe vendit tonë.
E nderuara deputete, znj. Xhevahire Izmaku po ju drejtohem juve e nderuar, pasi që edhe ju jeni e të njëjtës komunë, pra nga Komuna e Vushtrrisë. Unë dhe 74 familje tjera banojmë në Lummadh në banesat në të cilat para lufte kanë qenë refugjatët serb nga Kroacia, për këtë sigurisht se ju keni njohuri edhe më të mëdha. Në këto banesa jetojnë kryesisht familje të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve por edhe familje tjera me kushte të vështira ekonomike. Në këtë kompleks që prej ndërtimit të tyre në vitin 1995, asnjë investimi infrastrukturor nuk është bërë. E vetmja lagje në Lummadh edhe në rrethinë që mungon ndriçimi, edhe pse llampat elektrike janë që nga paralufta, rrugët janë të dëmtuara, trotuaret gjithashtu, me një fjalë, nuk është investuar asnjëherë. Banesat në përgjithësi janë të demoluara për shkak të ndërrimit të shpeshtë, statusi i tyre është i parregulluar. Kërkesa ime do të ishte që të bëni diçka për këto familje dhe ta ngrisni në Kuvend si shqetësim. Me shumë respekt!
Të nderuar, çështjen e statusit të këtyre banesa e kam ngritur qysh në mandatin tim të parë! Kjo çështje ende është e ndjeshme në çështjen e legalitetit! Sa i përket gjendjes së infrastrukturës, kjo kompetencë është decidive e pushtetit lokal! Ju lutem që të njëjtën kërkesë ta shtroni drejtuar organeve komunale në Vushtrri, ndërsa unë do të bart shqetësimin tim tek asambleistet e PDK-së në Vushtrri! Unë do të përcjellë këtë shqetësim në të gjitha organet kompetente derisa kjo të evitohet dhe ju të keni jetë më të mirë! Me respekt!
I nderuar z.Hasani, Ju si Kryetar i Komisionit për Administratë të lutem a mund të na tregoni se si ka mundësi që në Ligjin për Paga, kategoria për Mjekët Veterinarë nuk gjendet fare aty marrë parasysh faktin që të gjitha kategoritë e tjera gjenden aty. Nuk e di se sa jeni i informuar por dihet se mjekët veterinarë kanë të njëjtën përgatitje shkollore sikurse mjekët e përgjithshëm. Gjithashtu duke marrë parasysh se mjekët veterinarë janë barriera e parë e cila parandalon shumë sëmundje. Shpresoj se do ta merrni parasysh këtë pyetje! Me respekt!
I nderuar z.Zemaj, kam respekt për punën dhe konstruktivitetin që tregoni në Kuvend marrë parasysh që i përcjellë vazhdimisht seancat plenare. E kam përcjellë edhe seancën kur u votua Ligji për Pagat dhe pyetja ime është kjo: Si ka mundësi që në seancën kur u votua Ligji për Pagat askush nga ju duke ju përfshirë edhe juve nuk keni diskutuar për një kategori e cila është shumë e rëndësishme në ruajtjen shëndetit publik dhe shëndetit të kafshëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës, askush nga ju nuk pyeti se përse në këtë ligj nuk gjenden si kategori Mjekët Veterinarë? Me respekt!
I nderuar faleminderit për pyetjen.
Ju keni parashtruar një pyetje me rëndësi që në kuadër të shqetësimeve tona ndaj këtij projektiligji kanë qenë edhe shumë mangësi në precizimin e pozicioneve në organizatat buxhetore. Përmes deputetëve tanë jemi njoftuar në vazhdimësi rreth aktivitetit në grup punues dhe njëherit edhe anagzhimi jonë i përbashkët ka qenë që shëndetsia të ketë përkrahjen maksimale dhe të dinjitetshme ku sigurisht edhe kategoria e mjekëve veterinar të ketë mbështetjen e respektuar. Agjencioni i veterinarisë dhe ushqimit e ka ruajt pozicionin edhe me Ligjin e pagave në avancimin e rritjes në nivel të pagave, por pavarsisht kësaj në momentin e parë do të anagzhohem që të shoh saktë kategorizimin e mjekëve veterinar se si janë pozicionuar në Ligjin për pagat në sektorin publik.
Me respekt,
Armendi
Përshëndetje deputeti Kurti, pyetja ime ka të bëj me gjendjen jo të mirë të personave me aftësi të kufizuara. Ne si persona që i takojmë kësaj kategorie kemi mbetur në gjendje jo të mirë nga kjo keqqeverisja, me ç’rast unë si qytetarë i Republikës së Kosovës kam parashtruar kërkesë përmes emailit thuajse tek të gjithë ministrat, por që nuk kam marrë përgjigje nga asnjë. A mundeni ju të ndërmerrni diçka në këtë drejtim në Kuvend?
Përshëndetje deputetja Haxhiu, pyetja ime ka të bëj me gjendjen jo të mirë të personave me aftësi të kufizuara. Ne si persona që i takojmë kësaj kategorie kemi mbetur në gjendje jo të mirë nga kjo keqqeverisja, me ç’rast unë si qytetarë i Republikës së Kosovës kam parashtruar kërkesë përmes emailit thuajse tek të gjithë ministrat, por që nuk kam marrë përgjigje nga asnjë. A mundeni ju të ndërmerrni diçka në këtë drejtim në Kuvend?
I nderuar Visar,
Ju kërkoj falje për kthim të përgjigjes me vonesë. Pajtohem që personat me nevoja të veçanta janë lënë në harresë dhe përballen me kushte të vështira.
Ju lutem, m'i dërgoni kërkesat që keni dhe do t'i adresojmë. Emaila ime është [email protected].
Përshëndetje deputeti Abdixhiku, pyetje ime ka të bëj me gjendjen e personave me sindrom down. Mendoj që ka nevojë për një ligj për këta persona, ku siç e dini i marrin vetëm 100 euro në muaj, por që nevojat e tyre janë më të mëdha dhe kjo shumë nuk i përmbushë as për së afërmi, a mund ta ngritni këtë çështje dhe të kërkoni rritje për këtë shtresë. Falemnderit!
I nderuari Hajredin, temën e ngritur nga ju do ta shtroj me organizatën “Down Syndrome Kosova” për të parë e kuptuar më mirë sfidat në këtë drejtim dhe mundësitë ligjore për t’i adresuar ato në Parlament.
Përshëndetje deputetja Haxhiu, ju përgëzoj për punën e mirë që po bëni! Së fundi keni miratuar Ligjin për Pagat në sektorin publik, por sektori privat vazhdon të jetë shumë problematik. Ne që punojmë në këtë sektor, punojmë me orar të stërgjatur dhe paga që e marrim nuk e kalon shumën prej 180 euro. A keni mundësi të ndërrmerrni ndonjë inciativë brenda Kuvendit për këtë çështje?
Përshëndetje Festim,
Ju kërkoj falje për kthim me vonesë të përgjigjes.
Ligji për pagat ende nuk ka nisur të zbatohet. I njëjti ka krijuar shumë ndasi dhe ka thelluar diskriminimin. Ka diskriminim edhe brenda vet sektorit publik. Ka kategori qe janë privilegjuar dhe të tjera që janë nënvlerësuar. Megjithatë dallimi më i madh është bërë ndërmjet sektorit publik dhe privat. Sektori privat, përveç pagave të vogla, punojnë me kushte shumë të vështira, pa kontrata pune, pa pushim pra në shpërputhje me Ligjin e Punës.
Unë nuk kam parë vullnet të Qeverisë aktuale për të adresuar problemet në sektorin privat madje as nuk besoj që me këtë Qeveri do të zgjidhen prandaj zgjidhja më e mirë do të ishin zgjedhjet.
I nderuari deputet z.Lumir Abdixhiku a mendoni se çështja e dialogut me Serbinë nuk po bëhet si duhet dhe cila palë është vendimtare për dialogun ekipi negociator me z. Ahmetin dhe z. Limaj apo presidenti Thaçi, dhe cili do të ishte mendimi juaj për korigjimin e kufijëve dhe a paraqet rrezik për Kosovën. Faleminderit.
I nderuari Edmond, për kohën që flasim tani, politika kosovare e dialogut është e fragmentuar dhe kaotike njëkohësisht. Ky fragmentim është i theksuar brenda vet institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës; dhe atë në tri qëndrime kundërthënëse me njëra tjetrën.
• Qëndrimi i parë është ai i Presidentit, dhe në masë të madhe konvergjon me idenë e korrigjimit territorial të Kosovës.
• Qëndrimi i dytë, është ai i Qeverisë së Kosovës, i shprehur nëpërmjet “Draft Marrëveshjes gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.
• Qëndrimi i tretë, ndërsa, është në hartim e sipër nga “Delegacioni Shtetëror për Dialog me Serbinë”.
Pra në rrethanat e tanishme, Kosova ka tri qëndrime politike nga tri institucione shtetërore. Përderisa Presidenca flet për territor, Qeveria prezanton një marrëveshje finale; e Kuvendi ndërsa harton parimet e negociatave eventuale. Asnjëherë më parë Kosova nuk ka pasur kaq shumë fragmentim politik e përmbajtësor siç ka sot.
Të tri qëndrimet përveç se janë përjashtuese në substancë në mes vete, janë edhe në diskrepancë kronologjike kohore. S’mund të kesh edhe negociata për territor, edhe marrëveshje që ruan territorin. S’mund të kesh marrëveshje përfundimtare të Qeverisë në një anë, e hartim të parimeve e platformës dialoguese nga Parlamenti në anën tjetër.
Dialogu s’është një poligon ku institucionet shtijnë me propozime sipas qejfit. Normalisht do të duhej të kishim një zë. Do të duhej t’i kishim një palë parime; e do të duhej të kishim një qëllim përfundimtar. Për t’i pasur këto, do të duhej të silleshim si shtet.
Kaosi dialogues i tanishëm buron prej vet faktit që partitë e pushtetit nuk dinë të sillen si shtet. Pra ne sot kemi tri qëndrime, tri institucione dialoguese e tri kundërthënie propozuese sepse në thelb, në rend të parë, Qeveria e Kosovës ka vendosur të abstenojë nga mandati i vet kushtetues që ka.
Ditën që Kryeministri i Kosovës ka refuzuar të merret me dialog; po atë ditë është larguar dhe Qeveria e Kosovës nga procesi në fjalë. Me largimin e qeverisë, është larguar dhe shtetit i Kosovës rrjedhimisht. Ky abstenim i Kryeministrit dhe i Qeverisë është i paprecedent për Kosovën. As në Qeverinë Thaçi, as në Qeverinë Mustafa, as në Presidencën Jahjaga, nuk ka ndodhur që Kosova të mos përfaqësohet në dialog nga Kryeministri i vendit. Jo sepse është zgjedhje kjo. Por sepse është obligim kushtetues. S’mund të zgjedhësh funksione që ushtron si Kryeministër. Ose e ushtron funksionin në tërësi, ose dorëhiqesh nga pozita ushtruese që mbanë. Mes këtu nuk ka. Obligimet kushtetuese as nuk kontraktohen tek ekipet e tjera; e as nuk delegohen tek figurat e tjera.
Abstenimi i Kryeministrit është përcjellë me imponim të Presidentit. Dhe këtu fillon kaosi institucional në vend. Këtu fillojnë më pas edhe derivimet e alternativave kontraverse nga Kosova. Presidenti, për arsye e motive krejtësisht personale, ka vendosur të kapërcejë nga pozicioni përfaqësues i politikës së jashtme, në pozicionin e krijuesit të saj. Sërish, si asnjë herë më parë, si në asnjë qeveri e si në asnjë presidencë më parë, rolet kushtetuese janë ndryshuar.
Unë besoj se në thelb të një ndryshimi të tillë është kërcënimi që Presidenti i vendit i ka bërë Qeverisë Haradinaj për ekzistencë të saj. Pra arsyeja pse ne kemi një temë territoriale në tavolinë është sepse kemi një President mbikushtetues në përfaqësim. E arsyeja pse kemi një President mbikushtetues në përfaqësim është sepse Qeveria është e dobët në numra – pra në legjitimitet. Po të kishim një qeveri të fortë, me përfaqësim të pavarur politik, ky fragmentim do të ishte inekzistent. Është prezent vetëm e vetëm e sepse qeveria Haradinja s’ka shumicë.
Për ta bërë gjithë skenën edhe më kaotike, Qeveria e Kosovës, pasi ka abstenuar nga dialogu dhe roli udhëheqës që do të duhej të kishte në tavolinë, ka vendosur të krijoj një institucion paralel shtetëror në Kuvend; ka vendosur ta kontraktojë funksionin e vet kushtetues tek një ekip tjetër dialogues. Këtij ekipi i ka dhënë emrin “ekipi shtetëror”; dhe i thotë se ka legjitimitet e koncensus.
E vërteta është se ekipi shtetëror s’është as shtetëror, as s’ka legjitimitet e për më tepër s’është as konsensual në parakushtet minimiale të konceptit konsensus.S’është shtetëror sepse shtetërore është veç Qeveria e Kosovës. Përfaqësues kushtetues i Qeverisë është Kryeministri. Në tavolinë kur flitet për shtet, për këtë Kosovë, duhet të ulet vet Kryeministri. Jo si figurë e si emër i përveçëm, por si institucion; si institucion i Kryeministrit. Këtë institucion se zëvendësojnë as një e as dy bashkëdialogues; as Kryetarë Komunash e as Ministra e zëvendëskryeministra. Se zëvendësojnë edhe më pak 8 burra të tjerë që s’përfaqësojnë më shumë se 5-6% votë në Kosovë. Institucioni qeverisë është i pazëvendësueshëm; ai zgjidhet me shumicë dhe duhet të ketë shumicë gjatë gjithë kohës.
Mbi të gjitha, ekipi negociator nuk i plotëson kriteret minimale të legjitimitetit partiak apo përfaqësimit konsensual politik. Nuk plotëson kriterin e legjitimitetit partiak meqë është i ndërtuar mbi votat e deputetëve që s’përfaqësojnë shumicën qytetare në vend; dhe nuk plotëson kriterin e konsensusit politik meqë i njëjti nuk ka mbështetjen e opozitës – që njëkohësisht paraqet shumicën qytetare në vend.
Pra, në rrethana të tilla, zëri i Kosovës në dialog jo vetëm që është i fragmentuar, porse i njëjti nuk arrin të artikulohet nga institucionet kushtetuese të Kosovës. Mbi të gjitha, ky zë s’është as konsensual e s’ka as legjitimitet politik.
Dalja nga situata e tanishme nuk kërkon shumë mund. Në fakt, kërkon të sillemi minimalisht si shtet. Dhe janë tri hapa, që unë argumentoj, që Kosova duhet ti ndërmarrë tani.
DIALOGU UDHËHIQET NGA QEVERIA – Për ne, udhëheqja e dialogut nga Qeveria është e paalternativë. Kjo sepse a) Kosova është shtet, dhe si shtet e njëjta ka institucionet kushtetuese të thirrura për përfaqësim ndërkombëtar – përfshirë dhe dialogimin me Serbinë; dhe b) sepse nëpërmjet Qeverisë, sigurohet raportimi dhe monitorimi eventual në Kuvend; siç parashihet me rendin kushtetues tonin. Një praktikë e tillë ka ekzistuar në të gjitha Qeveritë paraprake dialoguese të Kosovës; dhe nuk ka asnjë arsye logjike apo funksionale që të mos vazhdojë dhe tani.
QEVERIA DUHET TË KETË LEGJITIMITET – Për ne, secila qeveri duhet të ketë legjitimitet politik; ndërsa rrethanat e tanishme politike e bëjnë këtë kërkesë edhe më ekzistenciale. Legjitimiteti arrihet ose me zgjedhje te parakoshme, ose me rikonfigurim politik; por ne te dyja rastet me renie te kesaj Qeverie. Kjo qeveri nuk ka legjitimitet, nuk ka shumice, dhe nuk mund ta arrije kete shumice.
LEGJITIMITETI ARRIHET ME GJITHËPËRFSHIRJE – Për ne, legjitimiteti rikonfigurues arrihet vetëm me gjithëpërfshirës të forcave politike parlamentare. Gjithëpërfshirja e jo vetëm konsensuzi i thjeshtë, është esenciale sepse a) bëhet fjalë për fazën finale të dialogut prandaj të gjitha partitë parlamentare duhet të jenë të përfshira në të; dhe b) sepse Kosovës i duhet një unitet i plotë për të trajtuar sfidat e jashtme që i vijnë në këtë relacion.