Të gjitha pyetjet

  • 05/08/2019 Pyet: Agim Për deputeten/in: Shqipe Pantina

    E nderuara deputete, cili është qëndrimi i PSD-së në lidhje me Ligjin për Objektet pa Leje, përkatësisht për ato objekte të cilat do të futen në listën e pritjes. Babai im i ndjerë ka blerë truall në Prishtië në vitin 1985, ndërsa ka ndërtuar shtëpinë në vitin 1995. Tani në kadastër po figuron që shtëpia jonë është në pronë publike. Si mendoni që t’i zgjedhin këto probleme, me sa kam pa, ekziston një numër i madh i qytetarëve që ka të njëjtat telashe. Me respekt, Agimi!

  • 05/08/2019 Pyet: Agim Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Blerta Deliu-Kodra

    E nderuara deputete, cili është qëndrimi i PDK-së në lidhje me Ligjin për Objektet pa Leje, përkatësisht për ato objekte të cilat do të futen në listën e pritjes. Babai im i ndjerë ka blerë truall në Prishtië në vitin 1985, ndërsa ka ndërtuar shtëpinë në vitin 1995. Tani në kadastër po figuron që shtëpia jonë është në pronë publike. Si mendoni që t’i zgjedhin këto probleme, me sa kam pa, ekziston një numër i madh i qytetarëve që ka të njëjtat telashe. Me respekt, Agimi!

  • 05/08/2019 Pyet: Agim Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Avdullah Hoti

    I nderuar deputet, cili është qëndrimi i VV-së në lidhje me Ligjin për Objektet pa Leje, përkatësisht për ato objekte të cilat do të futen në listën e pritjes. Babai im i ndjerë ka blerë truall në Prishtië në vitin 1985, ndërsa ka ndërtuar shtëpinë në vitin 1995. Tani në kadastër po figuron që shtëpia jonë është në pronë publike. Si mendoni që t’i zgjedhin këto probleme, me sa kam pa, ekziston një numër i madh i qytetarëve që ka të njëjtat telashe. Me respekt, Agimi!

  • 05/08/2019 Pyet: Agim Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Albulena Haxhiu

    E nderuara deputete, cili është qëndrimi i VV-së në lidhje me Ligjin për Objektet pa Leje, përkatësisht për ato objekte të cilat do të futen në listën e pritjes. Babai im i ndjerë ka blerë truall në Prishtië në vitin 1985, ndërsa ka ndërtuar shtëpinë në vitin 1995. Tani në kadastër po figuron që shtëpia jonë është në pronë publike. Si mendoni që t’i zgjedhin këto probleme, me sa kam pa, ekziston një numër i madh i qytetarëve që ka të njëjtat telashe. Me respekt, Agimi!

  • 23/07/2019 Pyet: Argetim Komuna: Suharekë Për deputeten/in: Muharrem Nitaj

    Përshëndetje deputeti Nitaj, deshta të të pyes lidhur me plotësim/ndryshimin e Ligjit për Automjete. Pse ky projektligj ende nuk ka ardhur në Kuvend për miratim ose jo, por po zvarritet?

     

  • 16/07/2019 Pyet: Januz Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Lumir Abdixhiku

    I nderuar deputeti Lumir, kërkoj falje nëse nuk po e adresoj këtë pyetje tek personi adekuat! Une desha informata më në detaje rreth Ligjit të Legalizimit që është me ndryshime! Unë e kam legalizuar shtëpinë me ligjin e vjetër gjatë kohës që ka qenë me ligj dhe sa kemi informata si qytetarw shumë pak objekte janë legalizuar mirëpo tani me ligjin e ri sipas diskutimeve do jetë shumë më lirë legalizimi i objekteve. Shtrohet pyetja, po ne që legalizuam me tarifa shumë të lartë me ligjin e kaluar a është e paraparë kompenzimi me ligjin e ri për pjesën e qytetarëve që respektuan ligjin?

  • 01/07/2019 Pyet: Dren Komuna: Fushë Kosovë Për deputeten/in: Daut Haradinaj

    Përshëndetje deputeti Haradinaj, po ju shkruaj prap lidhur me pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe premtimit publik të Kryeministrit nga partia juaj që do ndalohet e padrejta që u është bërë familjeve të dëshmorëve me ndalesën e pensioneve të dyfishta. Më jeni përgjigjur që është çështje ligjore dhe së shpejti do rregullohet, por po kalojnë më shumë se dy vite dhe ende ska asgjë. Keni formuar një komision ad hoc dhe që realisht është formuar sa për të marr mëditje dhe duke përcjellur punën e tyre shihet se as këtë vit kalendarik nuk ka asgjë. Pse kryeministri nuk e mori vendimin njëjtë sikur për pjestarët e FSK-së dhe ish TMK-së që deri në rregullimin e ligjeve t’iu lejohet edhe familjeve të dëshmorëve marrja e pensioneve të dyfishta, por të diskriminohen në këtë mënyrë.

  • 11/06/2019 Pyet: Xhevat Komuna: Skenderaj Për deputeten/in: Ganimete Musliu

    Përshëndetje e nderuara deputete, para disa ditësh deputetët e votuan projektligjin për RTK-në ku ndër të tjera parashihet edhe pagesa prej 2.50 euro për RTK-në. Krejt kishte me qenë në rregull sikur të kishim cilësi të mirë të transmetimit në transmetimin analog (me antenë të thjeshtë) për ne që nuk kemi kabllovik. Ndoshta ju kujtohet kur Serbia e pengonte RTSH-në para luftës me çfarë cilësie e shikonim asokohe RTSH-në edhe ne tani e shikojmë RTK - në me atë cilësi, cilësi shumë të dobët të fotografisë. Së pari është dashur të dilni në teren e të shikoni se si është cilësia e transmetimit. Nëse nuk besoni ejani deri në Skenderaj edhe e vërtetoni vet. Kjo është një padrejtësi e madhe, të paguash diçka që nuk ka cilësi është sikur bukëpjekësi të ta shes një bukë të pa pjekur. Shpresoj se do të më ktheni përgjigje!

  • 03/06/2019 Pyet: Besi Komuna: Pejë Për deputeten/in: Kadri Veseli Pyetje per dialogun

    Përshëndetje z.Veseli, pyetje ime është kjo:pse autostrada Prishtinë-Pejë nuk po vazhdohet por ka mbetur e bllokuar në Malishevë? Ku është problem sepse ajo rrugë ka 10 vite që ka filluar të ndërtohet dhe në ndërkohë po fillojnë të ndërtohen edhe shumë rrugë të tjera por ndërtimi i kësaj rruge nuk po përfundon? Ju përshëndes!

  • 03/06/2019 Pyet: Besart Komuna: Pejë Për deputeten/in: Vjosa Osmani-Sadriu Pyetje per dialogun

    Përshëndetje e nderuara deputete znj.Haxhiu, a mund ta di se pse nuk po rregullohet çështja e punëtorëve të sektorit privat nëpërmjet ligjit, ku qëndron problem apo kujt po i konvenon kjo bllokadë? Falemnderit për mirëkuptim!

  • 03/06/2019 Pyet: Besart Hysenaj Komuna: Pejë Për deputeten/in: Albulena Haxhiu Pyetje per dialogun

    Përshëndetje e nderuara deputete znj.Haxhiu, a mund ta di se pse nuk po rregullohet çështja e punëtorëve të sektorit privat nëpërmjet ligjit, ku qëndron problemi?

  • 01/06/2019 Pyet: Xhevat Komuna: Skenderaj Për deputeten/in: Mergim Lushtaku

    Përshëndetje i nderuar deputet z.Lushtaku, para disa ditësh është aprovuar projektligji për RTK-në, për pjesën e pagesës. Kjo kishte me qenë në rregull nëse ne si qytetar të Skenderajt që nuk kemi qasje në kabllovik do të kishim sinjal të mirë të RTK-së.  RTK ka një sinjal të tmerrshëm në transmetim analog me antenë të thjeshtë. Nëse RTK-ja kalon në transmetimin digjital tokësor atëherë kishte me qenë në rregull kjo shumë e caktuar. Ju lutem ejani në Skenderaj dhe bindesh vet se çfarë cilësisë ka sinjali i RTK-së. Kjo është absurde të paguash diçka që nuk ka cilësi, së pari cilësia pastaj pagesa. Shpresoj që do të më ktheni përgjegjigje. Ju pershendes, Xhevat Hoxha!

  • 27/05/2019 Pyet: Dren Komuna: Fushë Kosovë Për deputeten/in: Albulena Haxhiu

    Përshëndetje deputetja Haxhiu, sa kam informacion grupi juaj parlamentar I LVV-së nuk ka dërguar ndonjë anëtarë në komisionin Ad-Hoc për reformën pensionale, komision i cili është formuar qe disa muaj. Desha të di çfarë ka ndodhë me këtë komision meqense më nuk ekziston as në web faqen e Kuvendit të Kosovës dhe nuk ka asnjë informat lidhur me punën dhe angazhimin e këtij komisioni?

  • 11/04/2019 Pyet: Mirsad Komuna: Kaçanik Për deputeten/in: Bilall Sherifi Pyetje per dialogun

    I nderuar deputet z.Bilall Sherifi ju zgjodha ju sepse si qytetar i Republikës së Kosovës kam besim tek ju dhe mendoj se më jepni përgjigje të sinqertë. Pyetja është kjo: A do të bëhet ratifikimi i kufirit me Serbinë dhe nëse bëhet a është patjeter të bëhet? Respekt për ju i nderuar!

  • 11/04/2019 Pyet: bujar osmani Komuna: Gjilan Për deputeten/in: Vjosa Osmani-Sadriu

    Përshëndetje deputetja znj.Osmani, deshta të pyes rreth autostradës së Gjilan – Prishtinë. A nuk mendoni se po na vështirson rrugën me këtë autostradë sepse unë nuk besoj se kjo është për të mirën e gjilanasëve por vetëm për interes të njerëzve të cilët merren me këtë autostradë.